Pse 433 milionë njerëz në Kinë mbajnë vetëm 5 mbiemra

58
Passengers wear masks to prevent an outbreak of a new coronavirus in a subway station, in Hong Kong, Wednesday, Jan. 22, 2020. The first case of coronavirus in Macao was confirmed on Wednesday, according to state broadcaster CCTV. The infected person, a 52-year-old woman, was a traveller from Wuhan. (AP Photo/Kin Cheung)
Sigal

Wang, Li, Zhang, Liu dhe Chen, këto janë pesë mbiemrat më të zakonshëm në Kinë, të shpërndarë në më shumë se 433 milionë njerëz, ose 30% të popullsisë.

Me 1,37 miliardë qytetarë, Kina ka popullsinë më të madhe në botë, por ka një nga grupet më të vogla të mbiemrave. Vetëm rreth 6000 mbiemra janë në përdorim, sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, dhe shumica dërrmuese e popullsisë, gati 86% e tyre, ndajnë vetëm 100 nga ato mbiemra.

Ekzistojnë disa arsye për këtë. Kina nuk është e populluar nga shumë raca si vende të tjera, përshembull Amerika. Po ashtu lidhet me gjuhën pasi nuk mund të shtoni thjesht një shkronjë të rastësishme dhe të krijoni një mbiemër të ri në gjuhën kineze.

Por ka edhe një faktor tjetër po aq të rëndësishëm në lojë, si teknologjia. Revolucioni digjital i Kinës ka transformuar jetën e përditshme, dhe shumë prej sistemeve mbështeten në një listë të kufizuar të shkronjave të standardizuara kineze. Kjo do të thotë që njerëzit me shkronja të rralla në mbiemrat e tyre, të cilët nuk janë në përputhje me sistemet ekzistuese kompjuterike, mund të mbeten pas, duke shtyrë shumë persona për të ndryshuar mbiemrat e tyre për hir të lehtësisë, edhe nëse kjo do të thotë të braktisësh shekuj të trashëgimisë dhe gjuhës.

Një faktor tjetër që ndikon janë përpjekjet e qeverisë për të standardizuar dhe rregulluar gjuhën. Dialekte të ndryshme të gjuhës mandarin fliten midis provincave, me disa aq të ndryshme sa folësit nuk mund të kuptohen me njëri-tjetrin. Kështu, shumica e mbiemrave thjeshtohen dhe futen në një grup të caktuar, të gjuhës standarde.

Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Gjatë historisë së saj të gjatë, Kina ka regjistruar më shumë se 20000 mbiemra, sipas Chen Jiawei, profesor në Universitetin Normal të Pekinit.