“Në vendin e shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri”, zbulohet ku ka udhëtuar këtë fundjavë Presidenti Meta

49

Është kthyer në një traditë tashmë për Kreun e Shtetit Ilir Meta ë vizitojë trojet shqiptare. Ashtu ka bërë edhe këtë fundjavë.

Përmes një statusi në Facebook, Meta thotë se ndodhet në Poçem të Mallakastrës, vendi fisnik që sipas tij, ka nxjerrë burra të shquar, trima e patriotë që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

STATUSI I PLOTË
Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

foto galeri