Prof. Artan Fuga : Psikopatologjia e fjalës “ Grusht Shteti”

84
Sigal

Pyetja ime është se përse u erdhi në kokë termi ky “grusht shteti”?  Për një grevë kontrollorësh ajri nga ato që bëhen me dhjetra nëpër botë. Njësoj siç mund të bëjnë grevë dhe mbledhësit e plehrave në qytet!  Krejt njësoj.  Sepse dikush ka traumën e vjetër meqë parardhësin e vet e kanë akuzuar për grusht shteti dhe i qëndron si neurozë e paheqshme në inkoshient? Sa trishtim! Sigurisht! Keqardhje! Apo dikush mezi e pret të ndodhi diçka, që të shpalli shtetrrethim?  Shtetrrethim kundër grusht shtetit! Apo sepse duke e menduar si një projekt të pamundshëm e sheh kudo për ta bërë të mundshëm!  Më intereson shumë psikopatologjia e përdorimit të termit!