Ngjarja në Kavajë, Vasili: 25 prilli i jep fund horrllëkut rilindas

159
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për ngjarjen e rëndë sot në Kavajë ku u plagos një ri në zyrat e PD.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin banditesk të rilindjes në Kavajë. Kur qeveris një kryespiun vetëm ngjarje të tilla do të ndodhin. Humbja katastrofike e rilindjes e shtyn ne veprimet të dëshperuara kriminale. Autorët duhet të dënohen me të gjithë rreptësinë e ligjit. 25 prilli i jep fund horrllëkut rilindas një herë e përgjithmonë”,-  shkruan Vasili në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.