Presidenti Ilir Meta:  Mos penalizoni Vlorën

222
Sigal

Kreu i Shtetit i dërgon një tjetër letër ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, ku i kërkon zhbllokimin e fondeve të investimeve për rrugët, të cilat po shkatërrohen edhe prej cilësisë së dobët të punimeve. Qeveria ndryshon draftet, për të shmangur përgjegjësinë direkte të ish- ministrit të Jashtëm që mbulohej nga kryeministri Rama

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur shkresë dërguar në adresë të tij nga ministrja e Financave Anila Denaj, lidhur me për Projektin e “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. Në letër, e cila për dijeni i është dërguar edhe kryeparlamentarit Ruçi, deputetëve të Kuvendit, Këshillit të Ministrave si edhe kreut të Bashkisë Vlorë Presidenti i kërkon ekzekutivit të mos penalizojë Vlorën, por të zhbllokojë fondet e investimeve për rrugët.

 

Për të shmangur dhënien e shpjegimeve përpara Presidentit të Republikës, siç ishin kërkuar, qeveria shqiptare, ka ndryshuar draftet e marrëveshjeve dhe ka keqorientuar edhe kredidhënësin

 Letra e Presidentit për Ministren Denaj

Siç dhe ju e dini fort mirë, ka patur disa komunikime shkresore, ashtu si dhe deklarata publike të Presidentit të Republikës, dhe autoriteteve të autorizuar prej tij, mbi kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për lëshimin e autorizimit për plotfuqi për nënshkrimin e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. Fatkeqësisht, pavarësisht këtyre komunikimeve shkresore, dhe publike, nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nuk ka patur reflektim dhe veprim në drejtim të ndjekjes së një procedure të mbështetur në Kushtetutë dhe ligj, por vijohet e njëjta linjë paligjshmërie dhe mos reflektimi. Lidhur me të dhënat dhe sqarimet që keni nënshkruar në shkresën tuaj me nr. prot. 16905/12, datë 6.1.2021, ndihem i detyruar t`ju sqaroj: Konstatojmë se ky qëndrim juaji vetëm sa referon në ligjin nr. 43/2016, por pa mundur të evidentojë dot asnjë dispozitë konkrete ku mbështetet ky qëndrim. Shpreh keqardhjen se si Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si institucioni kryesor që përgjigjet ligjërisht për financat e vendit, përfshirë dhe menaxhimin e borxhit, dhe që duhet të ndjekë me rigorozitet procedurat e kërkuara nga ligji, arrin në këto konkluzione. Legjislacioni në fuqi kërkon respektimin rigoroz të procedurave, me qëllim ruajtjen e interesit shtetëror dhe bërjen transparente të çdo procedure të ndjekur. Në rastin konkret dhe sipas praktikës dokumentare që ju vetë keni përcjellë, komunikimi me palën tjetër, nuk rezulton të jetë mbajtur nga ju, por është mbajtur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Në rast se Fondi Shqiptar i Zhvillimit mban kontakte dhe ka negociuar për të ndryshuar destinacionin e financimit të Fondit Saudit për Zhvillim dhe transferimin e fondeve siç ishte parashikuar në projektin e Lumit të Vlorës, për segmentin Peshkëpi-Selenicë-Kryq-Levan-Tepelenë, në një projekt tjetër (ai i “Vlorë- Orikum”), kjo do të thotë që ju keni humbur autoritetin tuaj ligjor për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë me të cilat ju ngarkon ligji.

Sa i takon vlerësimit që ju bëni në shkresën më të fundit se, sikurse edhe referohet në pikën B të preambulës së projektmarrëveshjes së huasë, kjo hua është një rialokim i një marrëveshje të huasë për financimin e projektit të Rrugës së Lumit të Vlorës, ratifikuar me ligjin nr. 100/2017. Pra kushtet thelbësore (interes, maturimi etj.) janë të njëjta me ato të ligjit nr. 100/2017 dhe kjo shumë thjesht rialokohet brenda të njëtit program e madje në të njëjtën zonë gjeografike, për arsye që nuk kanë lidhje me vetë huanë”, ju sqarojmë edhe një herë se: Lidhur me këtë qëndrim, tërësisht të paargumentuar në terma ligjorë, duhet të mbani në konsideratë: Vetë termi “rialokim” që ju përdorni, në terma financiarë, do të thotë rishpërndarje fondesh brenda të njëjtit buxhet, që është ai i buxhetit të shtetit. Autoritetet Shqiptare nuk kanë kompetencë të rialokojnë fonde që i përkasin një financimi të huaj, dhe që për më tepër as nuk janë disbursuar dhe përdorur brenda buxhetit të shtetit. As në terma ligjorë, as në terma financiarë, nuk mund të flitet për “rialokime të marrëveshjeve të huasë”, siç referoni në shkresën tuaj.

Përgjegjësia e kryeministrit Rama

Sa i takon ligjit nr. 157/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë si huamarrës, Bankës së Shqipërisë si agjent për huamarrësin dhe Bashkimit Evropian si huadhënës, për ndihmën makro- financiare për Shqipërinë”: Për këtë marrëveshje Institucioni i Presidentit të Republikës ka mbajtur një komunikim shkresor me ju, pikërisht sa i takon respektimit të procedurës së negocimit. Presidenti i Republikës ka nxjerrë Autorizimin nr. 3272, datë 28.09.2020, “Për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrim marrëveshjeje”, mbi këtë proces. Dhe siç ju e dini fort mirë, Presidenti i Republikës, i shqetësuar nga shkelja e procedurës së negocimit, dhe duke marrë në konsideratë nevojën për këtë ndihmë financiare serioze të Bashkimit Europian për të përballuar pasojat e pandemisë Covid-19, ashtu si dhe për të ruajtur seriozitetin e vendit përballë partnerëve ndërkombëtare, ka dhënë autorizimin në mënyrë të kushtëzuar, duke kërkuar shprehimisht në përmbajtje të tij që: Lëshimi i plotfuqisë të realizohet njëkohësisht me plotësimin e mangësive proceduriale, të evidentuara në shtojcën bashkëlidhur këtij Autorizimi dhe pjesë përbërëse e tij. Siç do duhet ta dinit, Presidenti i Republikës, lëshon autorizimin sipas ligjit, ndërkohë akti i plotëfuqisë plotësohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme. Presidenti, në momentin e lëshimit të Autorizimi për nënshkrim, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin, por gjithashtu dhe kontekstin për të cilën po jepej kjo ndihmë për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, po shprehimisht ka kërkuar nga Kryeministri dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme që sipas kërkesave kushtetuese dhe ligjore,

të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale të praktikës,

të marrë masat përkatëse ndaj personave përgjegjës sipas ligjit për këto të meta, si dhe

të shmangë përsëritjen e defekteve të kësaj natyre në të ardhmen.

 2.4 Në shkresën tuaj pararendëse me nr. 16905/10 prot., datë 2.11.2020, citoni se: “ termat financiarë (interesi, kosto të ndryshme administrimi, maturimi, etj.) të financimeve të huaja të akorduara nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare apo shteteve me të cilat vendi ynë bashkëpunon, janë përcaktuar nga secili prej kundërpalëve në varësi të, stadit të zhvillimit ekonomik të vendit dhe ndryshohen në mënyrë periodike prej tyre në varësi të përditësimeve që vlerësohen si faktor i konsiderueshëm në zhvillimin e vendit”. Referuar këtij citimi, atëherë lindin pyetjet për Ministrinë e Finanacave e cila duhet të ishte thelluar edhe më shumë në këtë drejtim:

A ndodhet Shqipëria në të njëjtat kushte, si ato të vitit 2017, kur është lidhur marëveshja e parë me Fondin Saudit për Zhvillim?

A është Shqipëria në të njëjtat kushte zhvillimi?

A ka pësuar goditje të forta ekonomia shqiptare nga ngjarjet e tërmeteve të shtator- nëntorit 2019 dhe pandemia globale e Covid-19?

Presidenti i Republikës, i shqetësuar nga shkelja e procedurës së negocimit, dhe duke marrë në konsideratë nevojën për këtë ndihmë financiare serioze të Bashkimit Europian për të përballuar pasojat e pandemisë Covid-19, ashtu si dhe për të ruajtur seriozitetin e vendit përballë partnerëve ndërkombëtare, ka dhënë autorizimin në mënyrë të kushtëzuar, ka kërkuar nga Kryeministri dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme që sipas kërkesave kushtetuese dhe ligjore, të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale të praktikës, të marrë masat përkatëse ndaj personave përgjegjës sipas ligjit për këto të meta, si dhe të shmangë përsëritjen e defekteve të kësaj natyre në të ardhmen. Nëse këto kërkesa nuk janë përmbushur, këto janë përgjegjësi direkte e ministrit të kohës për Evropën dhe Punët e Jashtme, sot në detyrën vetëm si Kryeministër.

 

Nëse këto kërkesa nuk janë përmbushur, këto janë përgjegjësi direkte e ministrit të kohës për Evropën dhe Punët e Jashtme, sot në detyrën vetëm si Kryeministër

 

Qeveria ndryshon draftet, për të shmnagur përgjegjësitë

Është e qartë se, për të shmangur dhënien e shpjegimeve përpara Presidentit të Republikës, siç ishin kërkuar, dhe për të mbuluar çdo paligjshmëri që mund të jetë kryer në këtë proces për financimin e një projekti me shumë impakt publik, qeveria shqiptare, ka ndryshuar draftet e marrëveshjeve dhe ka keqorientuar edhe kredidhënësin, duke nënshkruar këto marrëveshje huaje në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Kjo për arsyen e vetme se, nënshkrimi në emër të Këshillit të Ministrave nuk kërkon pajisjen me autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas ligjit nr. 43/2016. Sa më sipër, asnjë nga argumentet e përdorura në shkresën tuaj me nr. prot. 16905/12, datë 6.1.2021, nuk qëndron. Madje referon në të dhëna të gabuara dhe qëndrime të përsëritura në shkelje të ligjit. Referuar sa më sipër, me shkresën me nr. prot. 3423/1, datë 4.01.2021, kam kërkuar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)” . Duke qenë se kësaj shkrese ju, si ministër i Financave dhe Ekonomisë, ende nuk i keni kthyer përgjigje, keni mundësinë më të mirë të reflektoni mbi kërkesat dhe orientimet që përmban ajo, por dhe orientimit që përmban kjo shkresë, duke riparuar të metat e rënda të praktikës dhe ripërcjellë kërkesën sipas procedurës që kërkon legjislacioni në fuqi. Në momentin që Presidentit të Republikës do të paraqitet kërkesa dhe dokumentacioni siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji, si gjithmonë, nëse dokumentacioni do të jetë i rregullt, menjëherë do ta shqyrtoj këtë kërkesë.

Somario

1

 

2