Ambasada gjermane: Vaksinat në Shqipëri nuk erdhën nga Gjermania

243
Sigal

 

Ambasada Gjermane në Tiranë reagoi dje, lidhur me ardhjen e vaksinës të ‘Pfize’r ditën e djeshme në Shqipëri, ku u përfol se vaksina anticovid vinte nga Gjermania. Në reagim thuhet se Ambasada Gjermane nuk disponon asnjë informacion lidhur me këtë çështje, ndërsa shton se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përballimin e pandemisë nëpërmjet dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore. “Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021. Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe në mënyra të ndryshme. Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin përgjatë krizës si dhe financimin shtesë të “Rural Credit Guarantee Foundation”.”