Presidenti I Republikës/ Ilir Meta shpall nismën: “Nisja e Dialogut me Shqipërinë”. Në 8 dhjetor tubim mbarëpopullor. Shqiptarët mbi ccdo gjë ! Demokracinë nuk e japim me konccesion

547
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta shpall nismën:Në 8 dhjetor tubim mbarëpopullor. Nisja e Dialogut me Shqipërinë

Tani vetëm referendum! Shqiptarët mbi çdo gjë!

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të organizojë një tubim mbarëpopullor në Qytetin Studentit, i parashikuar për më 8 dhjetor, simboli i Demokracisë Shqiptare, shpallur zyrtarisht si Dita e Rinisë. Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi informon se Presidenti i Republikës Ilir Meta do të fillojë në 8 dhjetor nismën mbarëpopullore “Nisja e Dialogut me Shqipërinë”, nga sheshi “Demokracia” e Qytetit Studenti.

Shqipëria e para!

Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! Shqipëria e para!

 

Presidenti Meta: Demokracinë nuk e japim me koncesion!

Presidenti Meta u shpreh se: Presidenti do të kërkoj që përmes referendumit të mbrojë republikën. Le të vendosë populli shqiptarë nëse do të ruaj demokracinë. Referendumi është demokracia direkte. Unë do bëj çdo gjë që kjo të ushtrohet drejtësisht, lirisht. Të mbrojmë Kushtetutën dhe përmes saj vendin tone. Kushtetutën e vitit 1998, që ende gëzon respektin e qytetarëve shqiptarë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e 2008. Si pasojë e kësaj marrëveshje, deputetët nuk përfaqësojnë më vullnetin e popullit por vetëm vullnetin e kryetarëve të partive. Ndryshimet e vitit 2016 kanë nxjerrë në pah probleme të tjera, të cilat u paralajmëruan se do të ndodhnin. Kushtetuta u kthye në një rregullore me data dhe afate që janë shkelur të gjitha. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm dhe larg transparencës. Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit Pushteti ekzekutiv është unifikuar me atë legjislativ. Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, me një proces antiligjor, njëpartiak, duke dhunuar autonominë vendore. Prokurorja e përkohshme e Përgjithshme u zgjodh në mënyrë antikushtetuese për të korrur ato rezultate që ju i dini. Kanë kaluar 20 ligje antikushtetuese. Qeveria për të pasuruar oligarkët ka krijuar një borxh që qytetarët do ta shlyejnë për 20 vitet e ardhshme. Fjala e lirë është vënë në shërbim të propagandës, vendi po shpopullohet pa mbarim, dhe nuk ka më investim serioz nga asnjë vend i huaj. Është koha për t’i thënë ndal këtij degradimi. Shqipëria e ka pësuar njëherë. Diktatura nuk do të përsëritet më.

Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Kryetarit të Shtetit: Do të marrim pjesë masivisht

Presidenti Ilir Meta njoftoi dje se më 8 dhjetor do të organizojë me qytetarët një tubim. Tubimi do të mbahet në sheshin “Demokracia” në qytetin Studenti. Aktiviteti i kreut të shtetit është pjesë e nismës për dialog me qytetarët, me qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës. Thirrja e kreut të shtetit për të mbrojtur Kushtetutën ka marrë mbështetje masive në rrjetet sociale. Janë me mijëra qytetarë që kanë reaguar pozitivisht dhe shprehin gatishmërinë për të qenë më 8 dhjetor në sheshin “Demokracia”, aty ku studentët nisën rreth 30 vjet më parë protestat për rrëzimin e komunizmit.

 

Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit sqaron se nisma e e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës! Tedi Blushi: Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 Dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se: Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës! Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet. Jemi të vendosur deri në fund: Demokracinë nuk e japim me koncesion! Tani vetëm demokraci direkte! Tani vetëm referendum! Shqipëria e para! Shqiptarët mbi çdo gjë!