Taylor Swift ua ‘mbyll gojën’ të gjithëve dhe thyen rekordin e të gjithë kohëve në AMA

398
Sigal

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e muzikës në Amerikë dhe Taylor Swift e ka dëshmuar se është më e mira e dekadës në American Music Awards.

Swift ka fituar gjashtë American Music Awards, duke i bërë kështu 29 çmime në total dhe duke thyer rekordin e Michael Jackson.

Këngëtarja ka reflektuar mbi të rëniet dhe ngritjet e këtij viti në ceremoninë ku është zgjedhur si Artisja më e Mirë e Vitit e gjithashtu edhe Artistja më e mirë e Dekadës.

Taylor ka fituar gjatë çmime vetëm gjatë natës së mbrëmshme, ndërsa ka kaluar me çmime ‘Mbretin e Muzikës’, Michael Jackson.

Edhepse shpërblimi për ‘Artisten më të mirë të Dekadës’ sëhtë zbuluar disa ditë ë herët, Swift ka arritur që të fitojë edhe çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, atë për Artistin më të mirë të Vitit në Amerikë, duke mundur kështu artistët si Drake, Ariana Grande, Halsey e Post Malone.

Gjatë javës së kaluar, Swift ka zbuluar se pronari i ri i studios muzikore me të cilën ajo ka realizuar gjashtë albumet gjatë karrierës, nuk po i jep të drejtën të perfomojë asnjë nga këngën e vjetra, të cilat Swift kishte bërë plan t’i performojë në këtë ceremoni me rastin e shpërblimit me të cilën është nderuar.

Megjithatë, në fund ajo arriti ta fitojë këtë betejë dhe bëri një performancë fantastike të disa nga hiteve të saj më të mëdha, duke e hapur me këngën ‘The Man’ nga albumi i fundit.

Kjo këngë debaton se sa më e suksesshme do të ishte ajo dhe sa më lehtë do ta kishte nëse do të ishte mashkull.