Presidenti Begaj pret në zyrë ministrin e Jashtëm boshnjak, përgëzon rihapjen e ambasadave! Zbardhen diskutimet mes tyre

73
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviç.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë përgëzoi  për rihapjen e ambasadave respektive si edhe  përparmin e  Bosnjes dhe Hercegovinës  drejt integrimit evropian me  vendimin  e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian  për çeljen e negociatave me Bosnje  dhe Hercegovinën.