Grisejda Myslimi: Programi ekonomik i LSI ofron një mbështetje reale ndaj sektorit fason, si një sektor kyç për punësimin në vend!

188
Sigal

Unë jam më e reja në moshë këtu, megjithatë e njoh problematikën, sepse e njoh Gjergjin, të cilin e kam mik familje, po ashtu edhe sepse problemet lidhur me fasonerinë janë bërë të përditshme. Gjatë këtyre ditëve unë kam zhvilluar disa takime me fasoneristë në Vlorë, dhe ajo që kam vënë re është se kjo është një industri në krizë dhe e pa strukturuar, dhe në qoftë se nuk merren masa që këto probleme të zgjidhen, mendoj që kjo industri do të shkojë drejt falimentit.
Ajo pyetje që më vjen ndërmend është që në qoftë se problemet në lidhje me fasonistët mund të zgjidhen dhe përgjigja është: Po.
Pyetja tjetër që lind është se s mund të zgjidhen këto probleme? Dhe përgjigjen e zgjidhjes së këtyre problemeve unë e kam gjetur në programin ekonomik të LSI-së, pikërisht në pjesën që flet për industrinë fasone. Këtë program ju e keni të afishuar, megjithatë unë do vë në dukje disa pika që mund më janë dukur më të rëndësishme.
E para gjë që duhet bërë dhe që për mendimin tim është krejtësisht e realizueshme nga qeveria e ardhshme është ristrukturimi i kësaj industrie me investime të inkurajuara dhe të mbështetura nga shteti shqiptar për të shëruar nga kriza e thellë që ka zënë këtë industri. Pra, ne do të marrim përsipër që të vendosim në dispozicion të industrisë fasone në dy vitet e para të qeverisjes sonë një fond prej 30 milion eurosh.
Së dyti, modernizimi dhe certifikimi i produkteve Made In Albania, që në këndvështrimin tim është tepër i rëndësishëm sidomos pas situatës së pandemisë.
Së treti, një tjetër gjë që mund të bëhet është orientimi i tenderimeve publike drejt produkteve vendase. Në qoftë se tenderimet e këpucëve dhe veshjeve do të orientoheshin drejt prodhimit vendas dhe nuk do të vinin nga Kina apo nga Turqia, mendoj që industria fasone nuk do të ishte në këtë krizë financiare ku ndodhet sot.
Ne kemi mundësi reale që me grante dhe me kredi të buta të mbështesim këtë sektor në shembullin e eksperiencave më të mira botërore, sepse jemi të bindur që mbështetja financiare dhe me politika konkrete për këtë industri është një investim me efektivitet, është një shpenzim buxheti për të krijuar një vlerë të shtuar, që futet në të gjithë ekonominë e vendit dhe në këtë mënyrë ajo jo vetëm rrit GDP-në e vendit, por edhe pagat e punonjësve, në mënyrë që edhe personat që punojnë në këtë industri, të kenë paga dinjitoze. Faleminderit.