Presidenti Meta befasohet 2 herë nga ndeshja Tirana-Partizani, ja mesazhi gjigant në duart e tifozëve

352
Sigal

Presidenti Ilir Meta është befasuar dy herë mbrëmjen e djeshme nga ndeshja Tirana – Partizani:

Së pari, nga spektakli i lojëtarëve në fushë e së dyti, nga koreografia e tifozëve që ai e vlerësoi si “brilante”. Në duart e tyre në stadium ka rënë në sy një pankartë e madhe, në të cilën bëhej thirrje për tubimin popullor të thirrur nga Presidenti: “2 Mars, ora 17:00, për Shqipërinë, për Kushtetutën!”

Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.

Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të marsit.”