Shoferi i dehur përplas makinën e policisë në Durrës, lëndohen dy efektivët

358
Sigal

Dy efektivë të policisë së Durrësit mbetën të plagosur pasi një automjet goditi nga mbrapa makinën e patrullës së policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm te rrethrrotullimi i Urës së Dajlanit.

Dy policët janë transportuar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Mësohet se shoferi që u përplas me automjetin e policisë ishte në gjendje të dehur.

Më herët, policia e Durrësit njoftoi se kishte arrestuar dy të rinj I.T.,38 vjeç dhe A.K., 25 vjeç, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.