Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Çeke me ftesë të Presidentit Petr Pavel.
Kreu i Shtetit u prit në një ceremoni solemne në Pragë.
Fillimisht, Presidenti Begaj zhvilloi takimin kokë më kokë më homologun Pavel dhe pas takimit me praninë e delegacioneve përkatëse u mbajt konferenca e përbashkët për mediat.
Integrimi i Shqipërisë në BE, mbështetja e Republikës Çeke në këtë proces, thellimi i bashkëpunimit ekonomik e kulturor, çështje të sigurisë evropiane dhe Euroatlantike ishin në fokus të këtyre takimeve.
Presidentët Begaj dhe Pavel konfirmuan angazhimin për forcim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe për paqen e stabilitetin në Evropë.
Duke iu referuar lidhjes së miqësisë dhe solidaritetit mes dy popujve dhe marrëdhënieve diplomatike 103-vjeçare, Presidenti Begaj theksoi se bashkëpunimi po shënon një kapitull të ri, të bazuar në partneritet, vlera të përbashkëta demokratike dhe aspirata evropiane.
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ishte fokusi i bisedës mes dy Presidentëve. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Republikës Çeke gjatë dy Presidencave të saj në Bashkimin Evropian në vitin 2009 dhe në vitin 2022.
Presidenti Begaj theksoi momentin kyç të aplikimit të Shqipërisë për në BE gjatë Presidencës së parë, si dhe arritjet shenjuese për integrimin gjatë Presidencës së dytë të Republikës Çeke në Bashkimin Evropian.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Këtu në Pragë, në vitin 2009, Shqipëria dorëzoi aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Çekia ka qenë dhe mbetet një zë i fortë në Bashkimin Evropian për zgjerimin e bazuar në meritë dhe gjtihëpërfshirës. Çekia është një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën evropiane. Kjo tregohet edhe nga emërimi i të Dërguarit të Posaçëm i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor. Ky është një tregues tjetër i rëndësishëm i vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe ndaj integrimit të të gjithë rajonit”, – deklaroi Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit falënderoi homologun e tij edhe për interesin e shtuar në nxitjen e integrimit të rajonit tonë në BE.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj u prit në takime të veçanta nga Zëvendëspresidenti i Senatit, Jiří Drahoš, Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Tomio Okamurra, dhe Kryeministri në detyrë i Republikës Çeke, Petr Fiala.
Fjalimi i plotë:
Ndodhem sot në Pragë, në këtë kështjellë madhështore, dhe ju drejtohem pas një takimi të frytshëm që pata me Presidentin e Republikës Çeke.
Dëshiroj të shpreh që në fillim mirënjohjen time të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësore që më është rezervuar mua dhe delegacionit që më shoqëron!
Shumë faleminderit, i dashur President!
Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë një traditë të gjatëbashkëpunimi dhe historie. Historia jonë njeh shumë momente bashkëpunimi, ku miqësia dhe solidariteti kanë qenë ura që kanëafruar të dy popujt tanë. Sot, kjo marrëdhënie diplomatike 103-vjeçare, shënon një kapitull të ri, një kapitull të ri, i cili ështëbazuar në partneritet, në vlera të përbashkëta demokratike dhe aspirata evropiane. Gjatë bisedimeve tona riafirmuam vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në tëgjitha fushat me interes të ndërsjellë. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Çeke i ka dhënëShqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Këtu në Pragë, në vitin 2009, Shqipëria dorëzoi aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Çekia ka qenë dhe mbetet një zë i fortë në Bashkimin Evropian për zgjerimin e bazuar në meritë dhe gjithëpërfshirës. Çekia është një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane. Kjo tregohet edhe nga emërimi i të Dërguarit të Posaçëm i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, njëtregues tjetër i rëndësishëm i vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe ndaj integrimit të të gjithë rajonit.
Vlerësojmë Presidencën Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian për organizimin në Tiranë të Samitit të Parë të Udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me fokus nxitjen e procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe hapjen për herëtë parë të Konferencës Ndërqeveritare.
Çmojmë, gjithashtu, që gjatë Presidencës çeke u realizualiberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Shqipëria i është mirënjohëse Çekisë për hapat pozitivë në drejtim të marrëdhënieve me shtetin më të ri të Evropës, të Kosovës, ku dëshiroj të falënderoj Presidentin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Pragë!
Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe ne e çmojmë shumë mbështetjen e Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për shtimin e njohjeve të reja.
I falënderoj, gjithashtu, për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisënë kuadër të Grupit të Vishegradit në themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për kontributin mjaft të çmuar në kuadër të “Grupit të Talinit” dhe të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”.
Shqipëria ka bërë përparime në procesin e integrimit dhe ritmet e saj kanë qenë të qëndrueshme për të përafruar legjislacionin me politikat evropiane. Progresi i Shqipërisë mori së fundmi edhe vlerësime pozitive nga progres-raporti dhe këtë javë arritëm hapjen e të gjithë grupkapitujve, që e bënë më realist objektivin tonë për mbylljen e të gjithë grupkapitujve në vitin 2027 dhe për anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030.
Jemi të vendosur për kryerjen e të gjitha reformave dhe plotësimin e të gjitha standardeve, sepse besojmë që ky proces bazohet në meritë dhe, mbi të gjitha, për ne është një ëndërr dhe aspiratë e kahershme, është një proces mjaft strategjik dhe jetik.
Pjesë të rëndësishme të bisedës sonë patëm për bashkëpuniminekonomik midis dy vendeve. Vëllimi i shkëmbimet tregtare midis dy vendeve, të cilat janë në rritje të vazhdueshme, por potenciali është akoma më i madh. Në veçanti, fusha e turizmit ka treguar rezultate shumë të mira. Çdo vit Shqipëria mirëpret mijëra turistë nga vendi juaj, që e konsiderojnë Shqipërinë njëdestinacion të përvitshëm, të dashur dhe mjaft mikpritës, kjo falëedhe fluturimeve direkte që ka ndërmjet Tiranës dhe Pragës.
Ne jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin tonë përtej fushës së turizmit, në të gjitha fushat për të cilat mendohet se ka interes të ndërsjellë.
Vlerësuam bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, në kuadër tëorganizatave ndërkombëtare, të UN, dhe po ashtu dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë në përgjithësi dhe sigurinëpublike dhe policisë në veçanti. Jemi falënderues për kontributine Çekisë në KFOR dhe Frontex në Shqipëri! Gjithashtu, jemi falënderues edhe për shërbimin e shpëtimit të mbrojtjes nga zjarri të shtetit tuaj, i cili ishte prezent në Shqipëri gjatë viteve tëzjarreve masive në kuadër të mekanizmit të mbrojtjes civile tëBashkimit Evropian në vitet 2021, 2024 dhe 2025!
Shkëmbimet kulturore dhe arsimore janë një tjetër fushë me interes bashkëpunimi, të cilat janë ura që afrojnë më shumëpopujt tanë dhe i japin miqësisë sonë një përmbajtje akoma mëtë qëndrueshme. Kjo miqësi forcohet edhe nga prania e komunitetit shqiptar që jeton dhe studion në Çeki dhe e shtetasve çekë që jetojnë në Shqipëri. Kjo është një urë e gjallë miqësie midis dy vendeve tona.
Shumë të rinj shqiptarë studiojnë në universitetet çeke, duke përfituar nga cilësia e lartë e arsimit dhe nga një mjedis i hapur dhe mikpritës.
Dëshiroj të falënderoj autoritetet çeke për mundësitë që u krijojnë studentëve shqiptarë, si dhe për përkujdesjen që tregojnë ndaj tyre. Këta të rinj janë investim i përbashkët për të ardhmen dhe një garanci për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona.
Po ashtu, e konsideroj të çmuar mësimin e gjuhës shqipe në Universitetin e Çarlit të Pragës, çka kontribuon në njohjen, studimin dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës sonë. Kjo është një dëshmi e interesit të ndërsjellë për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe një bazë e shkëlqyer për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor dhe akademik.
Vlerësojmë bashkëpunimin e deritanishëm dhe duam tëvazhdojmë bashkëpunimin në fushën e filmit, në fushën e teatrit dhe në fushën e librit. Diskutuam, gjithashtu, edhe mbi çështje të sigurisë evropiane dhe Euroatlantike.
Si vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Çekia ndajnë të njëjtin angazhim për paqen, për sigurinë dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, biseduam për situatën në Ukrainë. Shqipëria qëndron përkrah partnerëve të saj dhe mbështet përpjekjet për një paqe të drejtë, të pranueshme nga të gjitha palët dhe të qëndrueshme. Kjo është rruga e vetme për një Evropë të sigurt dhe të bashkuar.
Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se kështu mund të jemi kontributorë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë.
Në mbyllje, dëshiroj të theksoj edhe një herë respektin e thellë që kemi për kulturën dhe trashëgiminë tuaj të pasur! Letërsia, arti dhe mendimi çek kanë ndikuar dhe kanë frymëzuar breza të tërë në mbarë Evropën, përfshirë edhe Shqipërinë.
Franz Kafka, Jaroslav Hašeku dhe Milan Kundera janë të njohur e të dashur për lexuesit tanë si shprehje e thellësisë, humorit dhe filozofisë që përbëjnë thelbin e shpirtit çek.
Ndërsa, në fund, dua të përmend Presidentin Havel, i cili mbetet simbol i qëndresës morale dhe i përkushtimit ndaj një Evrope të bashkuar, demokratike dhe në paqe. Këto vlera, krijimtaria, liria dhe humanizmi, janë ura që lidhin edhe më shumë popujt tanë.
I dashur President,
Dëshiroj t’ju falënderoj edhe një herë për mikpritjen e ngrohtë, për bisedat e hapura dhe për frymën e miqësisë që na bashkon!
Jam i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Çekisë do të vazhdojnë të forcohen e të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe dy vendet tona.
Në këtë frymë bashkëpunimi e miqësie, do të ishte kënaqësi e veçantë për mua t’ju mikprisja në Shqipëri në një kohë të përshtatshme që ju do ta gjykoni dhe të mos lejojmë që vizitat tona të ndërsjella të ndodhin për më shumë se çerek shekulli.
Faleminderit!




















