Ballina Politikë Pojana: ‘Rilindja’ i harroi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, ne do...

Pojana: ‘Rilindja’ i harroi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, ne do ta bëjmë t’i harrohet emri!

293
Sigal

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas takimit me disa qytetarë të njësisë 8 ne Tiranë.

Të pranishëm në takim ishin dhe ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu dhe Kryetari i LSI Njësia 8 Erjon Xhafa

Më 25 Prill të bashkuar për t’i kthyer shtetin njerëzve të zakonshëm!-shkruan Pojana

Postimi i plotë:

‘Rilindja’ i harroi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, ne do ta bëjmë t’i harrohet emri!

E kujtoni premtimin e Ramës në 2013 për legalizime falas dhe ujë 24 orë!

Edi Rama MASHTROI!

Ai shkatërroi me dhunë e gaz lotsjellës banesat e qindra familjeve duke i lënë në rrugë, pa kompensim.

Ai ka abuzuar si askush tjetër me pushtetin dhe sot në 2020, ende Tirana vuan mungesën e furnizimit me ujë.

Sot, bashkë me Përparim Spahiun dhe Erjon Xhafën në njësinë 8, me njerëz punëtorë dhe qytetarë të denjë të këtij vendi por të nëpërkëmbur e të tradhëtuar.

Në 25 Prill të bashkuar për t’i kthyer shtetin njerëzve të zakonshëm!

Asgjë nuk e ndal ndryshimin!