Pitella uron ASHE: Zgjedhjet, hap përpara në konsolidimin e demokracisë

419
Presidenti i Aleancës Progresive të Social Demokratëve Evropian, Gianni Pitella ka uruar koalicionin PS-LSI për fitoren në zgjedhjet vendore të cilat u mbajtën në Shqipëri më 21 qershor 2015.
Gjatë fjalës së tij Pitella u shpreh se rezultati është një shenjë që tregon se shqiptarët duan të kthejnë faqe.
“Urimet më të sinqerta kryebashkiakëve socialistë. I ftoj që të zbatojnë reformat progresiste. Rezultati ishte mbresëlënës, përfshirë edhe Tiranën. Rezultati është një shenjë që tregon se shqiptarët duan të kthejnë faqe. Zgjedhjet lokale ishin një tjetër hap përpara në konsolidimin e demokracisë”- u shpreh Pitella.
Sigal