Asgjësohen rreth 1090 rrënjë bimë kanabis në Krujë dhe Delvinë

506
Policia e Krujës ka mundur të zbulojë dhe asgjësojë rreth 1 050 rrënjë lëndë narkotike Canabis Sativa, ndërsa ka vënë në pranga edhe poseduesin. Burime nga policia bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Verjon 2015”, është arrestuar një 44-vjeçare, banuese në Krujë. Sipas policisë e prangosura është Lumturije Disha, e cila akzuohet për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Verjon, Nikel të Krujës, ku 44-vjeçarja kishte mbjellur lëndën narkotike, u gjetën 11 parcela të mbjella me 1050 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa. 
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Delvinë. Policia e Sarandës ka arrestuar Eduard Asllan Troka, 30-vjeç, banues në fshatin Kozare-Delvinë. Arrestimi i tij u krye në flagrancë pasi në varrezat e fshatit Çlirim, iu gjetën rreth 33-bimë narkotike Canabis-sattiva me lartësi deri në 11 cm, të mbjella nga shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me vëllain e tij. 
Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij (vëllai), shtetasi, Viktor Mustafa Çako, 22-vjeç., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike në bashkëpunim”. Policia asgjësoi bimët narkotike me djegie dhe po punon për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.
Sigal