Vetëm pak kohë më parë bëri bujë deklarata e aktivistes së shoqërisë Civile Sevim Arbana, e cila akuzoi kryeministrin se pickoi një ministre të qeverisë në një prej hoteleve të Tiranës aq sa “asaj i dolën lot”.
Aktualisht ajo ndodhet në një proces gjyqësor me kreun e qeverisë Edi Rama, dhe ka njoftuar ditën e sotme se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj që në gjykim të jetë personalisht kryeministri në rolin e paditësit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Arbana shkruan se është në pritje të përballjes me kryeministrin.
“Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.