Petrit Vasili: Vaksinimi i personaliteteve, si sevap propagandistik qesharak, ndërsa pandemia rëndohet dhe vret

26
Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale është shprehur se vaksinimi po bëhet si sevap propagandistik, ndërsa pandemia e Covid-19 sa vjen e rëndohet dhe vret më shumë.
“Ramavaksinimi i “personaliteteve” shkeli cdo kriter dhe indikacion shkencor mjeksor, qe na meson se me te rrezikuarit biologjikisht nuk vleresohen duke u lidhur as zanatet apo meritat e tyre, por me riskun shendetesor, qe paraqesin, thene thjesht mund te kete mjaft te moshuar te shendetshem, sic mund te kete edhe me te rinj mjaft rende te semure.”,- është shprehur Vasili në postimin e tij.
Reagimi i tij i plotë:
Ramavaksinimi i personaliteteve, si sevap propagandistik qesharak, ndersa pandemia
rendohet dhe vret!
Ramavaksinimi i “personaliteteve” si nje veprim qesharak propagandistik vetem sa krijoi nje peshtirosje kolektive dhe nuk ndryshoi asgje ne administrimin e falimentuar te Pandemise nga kryeministri me i paafte, qe eshte pare ndonje here.
Ramavaksinimi i “personaliteteve” shkeli cdo kriter dhe indikacion shkencor mjeksor, qe na meson se me te rrezikuarit biologjikisht nuk vleresohen duke u lidhur as zanatet apo meritat e tyre, por me riskun shendetesor, qe paraqesin, thene thjesht mund te kete mjaft te moshuar te shendetshem, sic mund te kete edhe me te rinj mjaft rende te semure.
Ramavaksinimi i “personaliteteve” imponoi nje shemti shoqerore, qe prodhon zemerim shume te forte dhe legjitim sepse mjaft njerez me vlera te spikatura duhet te shohin nga Televizori se si njerez te tjere teresisht me te njejtat vlera si ata, Ramaseleksionimi u jep te drejten e jetes dhe te vaksinimit, ndersa atyre jua mohon.
Ramavaksinimi i “personaliteteve” shkeli mbi ndjenjat e shenjta familjare te shqiptareve,sepse Ramaseleksionimi imponoi qe disa te moshuar te quajtur ” personalitete” duhet te jetojne dhe qindra mijra te tjere nena e baballare jo.
Mijra djem e vajza shohim me zemerim shperthyes kete seleksionim perjashtues per prinderit e tyre te dashur vetem e vetem sepse Ramaseleksionimit i duhen nje tufe emrash te degjuar per ti vendosur ne ndenjesen e karriges se tij, qe dridhet e lekundet.
Vetem per te moshuarit qe jane mbi 400 mije ne Shqiperi do te duheshin rreth 900 mije vaksina.
Ramadrejtimi i pandemise ka siguruar qindra here me pak vaksina gjithsej vetem 9 mije cope, te cilat jane per te gjithe popullsine dhe per te gjithe kategorite.
9 mije vaksina nuk mjaftojne as per 15% te mjekeve infermiereve dhe personelin shendetesor te Shqiperise ndersa per te moshuarit jane aktualisht vetem disa dhjetra vaksina ne dispozicion, pra mijra here me pak se sa duhen per ta.
Gjynah vertet, qe Ramaseleksionimi, disa persona nga personalitete i shnderroi thjesht ne nje tufe te vaksinuarish, perfitues te sevapit vaksinor propagandistik te Ramavaksinimit.
Ndersa dita e sotme shenon serish shifra kritike te i infektuarish plot 1185 raste.
Keta qytetare kane nevoje per rimbursim te barnave e sherbimeve mjeksore ne banese dhe per spitale miqesore e te paisura sic duhet.
Ramavaksinimi i “personaliteteve” dhe Ramalyerja e fasadave te qendrave shendetesore vetem sa po na cojne ne dite gjithnje e me te zeza per shendetin dhe jeten
Sigal