Nga Petrit Vasili/
Energjia eshte shnderruar ne nje miniere korrupsioni pa fund dhe ne instrument kercenimi e shantazhi per qytetaret.
Sot kur raportonte ne Kuvend ERE, rilindasit qe ulerasin ne kor per energjine, kur i kurdis Edi Rama sot u zhduken dhe nuk jua kerciti fare per të, megjithe shantazhet e Rames per rritje te çmimit ne muajin gusht te ketij viti.
Po si qendron e verteta!

Atëherë pse u aprovua në kundërshtim dhe me praktikën e ligjit 43/2015 vendosja e fashës 800 kW me tarifën ekzistuese dhe mbi këtë fashë 343 lekë të vjetra kwh?

Absolutisht absurde, sepse në raport është vlerësuar si një vit relativisht i mirë hidrologjik.

Atehere si shpjegohet që ju si ERE miratoni tarifa faturimi në dëm të qytetarëve për të paguar humbjet në sistem dhe paaftësinë totale për të arkëtuar borxhet, të cilat janë gati dyfishi sasisë së pamjaftushmërisë.


Është shume e qarte se keq administrimi dhe abuzimi korruptiv i frikshem që kane ndikuar në sistemin energjitik të vendit. Kjo shfaqet fare qartë nëse rishikon edhe prodhimin e vitit 2021 I cili ishte 9 milion MWh.



ERE nuk mund të vijë me një raport që nuk thote te verteten për realizimin e investimeve sipas planeve të zhvillimit 10 vjeçar.


Kjo tregon të mos kuptosh fare sistemin energjitik ose të kesh vendosur ta sabotosh atë.
Ky raport i ERE fakton deformimin e tregut të energjisë dhe konfirmon modelin e dështuar që kane vendosur të zbatojne.
Favorizohen klientët e qeverisë të cilët e kanë kthyer pasurinë publike në pronë private duke zhvatur qytetarët, të cilët paguajnë tarifa energjie për të mbuluar kostot e korrupsionit qeveritar.
Për sektorin e gazit me keqardhje duhet të themi se jetoni në orbitë tjetër.

Raportoni për zgjerimin e kapacitetit të TAP , kur sapo kanë miratuar sipas Market Test që zgjerimi do realizohet vetëm për 5bcm dhe jo për 10 bcm siç ishte parashikuar, duke mos realizuar ndertimin e stacionit të kompresorëve në Bilisht, si të panevojshëm.
Kjo fakton që projekti për IAP nuk është asgjëkundi lëre pastaj projekti ALKOGAP me Kosovën. Tek ky sektor jeni kampionët e zeros.
