Petrit Vasili: Të shporrim ata që Tiranen e kthyen në nje masiv betoni që ju shkaterron jetën qytetarëve të saj

192
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, Petrit Vasili ka zhivlluar takime me banorë të Njësisë nr.10 në Tiranë nga ku shprehet se fryma e fitores është shndërruar në uragan.

“Të shporrim Edi Ramë e Veliaj, që duan të largojnë shqiptarët dhe të sjellin bangladeshas, afganë dhe indianë. Të shporrim ata që ja kthyen jetën në ferr qytetarëve me trafikun e tmerrshëm. Të shporrim ata që Tiranen e kthyen në nje masiv betoni që ju shkaterron jetën qytetarëve të saj.”,- shprehet Vasili në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale ku tregon dhe detaje nga takimi.

 

Postimi i tij i plotë:

Ne Njesine.10 Tirane fryma e fitores eshte shnderruar ne uragan.
Nje optimizem qe te emocionon pafund kur sheh qindra te rinj dhe gra qe i jane bashkuar asaj masivisht.
Fitorja e LSI si Force e pare fillon nga Njesia.10.
Objektiv i padiskutueshem i LSI ne Tirane eshte jo me pak se 11 mandate.
Te shporrim Edi Rame e Veliaj, qe duan te largojne shqiptaret dhe te sjellin bangladeshas,afgane dhe indiane.
Te shporrim ata qe ja kthyen jeten ne ferr qytetareve me trafikun e tmerrshem.
Te shporrim ata qe Tiranen e kthyen ne nje masiv betoni qe ju shkaterron jeten qytetareve te saj.