Ekipi drejtues i LSI në Durrës: T’ia kthejmë Durrësin banorëve

1151
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim prej kohësh ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Durrësi është një nga qarqet ku sfida elektorale do të jetë më e madhe. Në këtë qark, ekipi drejtues i LSI përbehet nga intelektualë, doktorë, juristë, ekonomistë, menaxherë, sportistë, ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të paraqesin programin për zhvillimin dhe ndryshimin e situatës.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, drejtuesit e LSI në Durrës thonë se fitorja më e madhe do të jetë në këtë qytet.
Mesazhi i ekipit drejtues i LSI – Durrës.
“Ekipi drejtues i LSI – Durrës.
Intelektualë, doktorë, juristë, ekonomistë, menaxherë, sportistë, ekspertë të fushave të ndryshme, të gjithë me një qëllim të vetëm: T’ia kthejmë Durrësin banorëve.
T’i kthejmë qytetarinë, integritetin dhe shpresën. Punësim dhe mundësi për rininë, ekonomi dhe turizëm të zhvilluar, një klimë të favorshme për biznesin dhe investimet. Një qytet ku të rinjtë ta ndërtojë këtu të ardhmen e tyre e jo të largohen prej mungesës së shpresës.
Ky është ekipi drejtues i LSI – Durrës, por shtysa më e madhe e familjes sonë politike janë vetë banorët e Durrësit, sovranët e vetëm të qytetit tonë, të cilët janë shkelur e dhunuar nga sekti i betonit dhe korrupsionit prej shumë vitesh.
Ka shpresë për Durrësin.
Fitorja më e madhe do jetë në Durrës”.