Pas publikimit të fotos të deputetit Besnik Troplini, i cili shihet me një kartmonedhë 500 euroshe në ballë pasi votoi ditën e sotme pro shkarkimit të Presidentit Meta ka ardhur dhe reagimi i Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.
Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Vasili ka ironizuar veprimin e deputetit, që ndodhet në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi.
“Ha ha ha balli plot, lum Ed Rama për këta”,- shkruan Vasili në postimin e tij.