Deputeti me votë 500 euroshe në ballë, votoi për shkarkimin e Presidentit dhe siguron pushimet!

178
Tedi Blushi shkruan në profilin e tij në facebook në lidhje me foton në fjalë: Me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”. I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit!

Sigal

Një nga shumë prej deputetëve të opozitës që votoi sot në Parlament pro nismës për shkarkimin e Presidentit është edhe Besnik Troplini. Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.

Ndërkaq në rrjet ka qarkulluar së fundmi një foto e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë. Kujtojmë se ndaj opozitës së re janë hedhur akuza të forta se janë bërë pjesë e pazareve për të qenë patericë e Rilindjes në Parlament.