Petrit Vasili: Përbindëshat e betonit i ngjajnë kokës së artistit të kthyer politikan

108
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili më anë të një postmi në Facebook ka cilësuar kullat e ndërtuara në kryeqytet si përbindësha betoni të cilët kanë errësuar Tiranën.

Sipas tij Tirana është kthyer në një monstër betoni, ndërsa antimafia italiane ka zbuluar se grupi kriminal i Ndraghetës ka pikasur zhvillimet e ndodhura në Tiranë si një mundësi kryesore për pastrimin e parave të tyre.

 Postimi i plotë: 

Perbindshat e betonit, qe erresojne Tiranen!

The Guardian shkruan:

“Ndërtesa ka më shumë gjasa që t’i ngjajë kokës së artistit të kthyer politikan, i cili do të qëndrojë duke vështruar në përjetësi përbindëshat e betonit, që errësojnë Tiranën”.

Kjo eshte Tirana, qe duart e vandaleve te rilindjes Rama e Veliaj e shkaterruan, duke e shnderruar thjesht ne nje Monster Betoni.

Antimafia Italine ka zbuluar se grupi kriminal i Ndranghetës ka pikasur zhvillimet e ndodhura në Tiranë si një mundësi kryesore për pastrimin e parave të tyre.

Pra Tirana eshte kthyer ne nje lavatriçe te vertete te pastrimit te parave.

Treguesit e Tiranes jane katastrofike:

Tirana është ndër të fundit në botë për cilësinë e jetesës. Në krahasim me mesin e një viti më parë, të dhënat janë përkeqësuar, pasi në renditjen aktuale, Tirana ishte e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete, ndërsa një vit më parë ishte në pozicionin e 215.

Tirana renditet e 44-a më e shtrenjtë nga 254 qytete e kryeqytete në raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave. Të blesh një apartament në kryeqytet është njësoj e shtrenjtë në raport me të ardhurat, si ta blesh atë në Londër, Milano, Romë, apo Munih.

Për indeksin e ndotjes, Tirana është në vendin e 242, më e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në qytetet në këtë renditje.

Në indeksin e trafikut, Tirana është në vendin e 181 nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik, por gjithsesi është më mirë se kryeqytete të tilla si Londra apo Parisi.

Por, në indeksin e fuqisë blerëse (që mat fuqinë blerëse në raport me mesataren e Nju Jorkut), Tirana është ndër të fundit, në vendin e 231.

Në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, Tirana është në vendin e 246, e fundit në Europë dhe duke u renditur ndër 9 qytetet me kujdesin më të keq shëndetësor që janë të përfshira në këtë renditje.

Kjo eshte Tirana e pajetueshme dhe e pashendetshme per shkak te duarve te pista te atyre qe kane rrembyer qeverisjen e qytetit.

Palaco dhe sharlatane ku ligesia, babezia dhe padija jane bere bashke.