Nishani dekreton Bardhyl Canaj si Ambasador të Shqipërisë në Izrael

512
Presidenti tërhiqet nga bllokimi i emërimit të ambasadorëve. Të paktën kështu duket nga vendimi i tij i fundit, ku dekreton si ambasador në Izrael, Bardhyl Canajn.
Bardhyl Canaj ishte në mesin e 3 ambasadorëve të bllokuar bashkë me Visar Zhitin dhe Fatos Rekën në Maqedoni, pasi Presidenti pati deklaruar se nuk do t’i dekretonte për shkak se ministri i Jashtëm Bushati, nuk ishte konsultuar me të. Kujtojmë se pak pas ngjarjeve në Kumanovë, Nishani dekretoi si ambasador Fatos Rekën në Maqedoni dhe tani vjen vendimi për Bardhyl Cenaj.
Sigal