Petrit Vasili: Kryeministrit po i preke hajdutllëkun, sikur e pickon gjarpri në vend të lig

449
Sigal

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas komenteve që Rama i bëri deklaratës së presidentit Ilir Meta, për të gjetur një zgjidhje të mirë për “Unazën e Re”. Ja deklarata e deputetit Petrit Vasili: Kryeministër edhe hajdut. edhe budalla. edhe frymëmekur! Po iu prek hajdutllëku, s’mban fare, kërcen menjëherë ky, sikur e pickon gjarpri në vend të lig. Mysybet në çdo gjë është ky shkollëpaku. Që ky s’mbush hiç, këtë e di dhe vetë, ndaj flet me vete, ndaj i merret edhe fryma. Në zanat është zero, nga ligjet e nga shteti minus zero dhe si karakter është dy zero. Dikur dy zero u vinin wc-ve te dera. Ky është bërë vrima vrima, lart edhe poshtë, e shfryn nga të gjithë anët dhe fryma i iku krejt, i mbaroi fare, iu tret e tëra. Tani, as breshkat e tërë dynjasë nuk i bëjnë më derman, edhe sikur t’i skuqë, edhe sikur t’i ziejë, edhe sikur t’i fusë si supost nga poshtë…