Dashamir Shehi: Kryeministri Rama e ka pranuar vetë pjesën e karagjozit, me shpresën se njerëzit do të harrojnë korrupsionin e tij

441
Sigal

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi: Rama merret me çdo njeri, mjafton ta shposh aty ku i djeg. Për shembull, unë i thashë që ti po e shet Shqipërinë te Turqia, dhe ky është një realitet shumë i trishtueshëm, do kujtohen shqiptarët seç po ndodh në kurriz tyre sot. Dhe ky bëri zhurmë, që ky që po e thotë këtë gjë është një pijanec, është një rrugaç. Rama e ka pranuar vetë pjesën e karagjozit, ky bën komikun e groteskun nëpër televizione, me shpresën se njerëzit do të harrojnë atë që është e vërtetë. Sepse ky duhet të akuzohet, jo sepse vishet me brekushe e atlete, jo sepse foli me atë fjalor në parlament, ky duhet akuzuar se po vjedh paratë e shqiptarëve. Ajo që ka ndodhur atë ditë, është agravuar situata, dhe kjo është derivat i një situate që ka ardhur duke u majisuar. Siç thotë populli: “Zullumi këputet duke u trashur”. Fajtori i kësaj punë është Edi Rama.