Petrit Vasili: Groposet propaganda e “Rilindjes”, negociatat hapen vetëm pas plotësimit të Kushteve.

176
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka thënë ditën e sotme se propaganda e Rilindjes për negociatat e Integrimit në BE u gropos, pasi sipas tij, mashtrimi jetoi vetëm pak minuta dhe se Europa ka kushte për Shqipërinë.

”Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka kërkuar korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave për vendin tonë. Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”,-shkruan Vasili në një postimin të shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale.


Postimi i tij i plotë:

E VERTETA! Negociatat hapen vetem pas plotesimit te Kushteve. Groposet propaganda e Rilindjes per Negociatat. Mashtrimi jetoi vetem pak orë. Asnje manipulim nderkombetar i akaparuar e komisionuar nga Rilindja nuk e shpeton dot atë.

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka kërkuar korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave për vendin tonë. Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme, por harron të përmendë”, duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian”. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time”, shkruan David Lega.