Presidenti Meta rrëzon propagandën e Qeverisë me rezolutën e PE: Krimet zgjedhore nuk do të amnistohen

45
Sigal

residenti Ilir Meta ka rrëzuar sot me katër pika kyçe, atë që kreu i shtetit e quajti “alibi të zëdhënësve të propagandës se fajin e ka Europa” për mosçeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Presidenti Meta njohu median me Projektrezolutën e Komisionit të Jashtëm të PE për Shqipërinë, në të cilën viheshin në dukje kushtet thelbësore për vendin tonë e ku nënkuptohej qartë se nuk do të kishte asnjë kompromis lidhur me zgjedhjet.

Deklarata për mediat e Presidentit Ilir Meta :

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi dje projektrezolutën për Shqipërinë me dakortësinë më të plotë të dy grupeve më të mëdha të Parlamentit Europian,Partia Popullore dhe të Social-Demokratëve.

Kjo rezolutë thekson edhe njëhërë problemet më të mëdha që ka Shqipëria përpara.

Bashkimi Europian e mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë, por nuk do të bëjë asnjë kompromis apo lëshim të kushteve të vendosura në 25 mars të vitit të kaluar. Pra, rruga europiane dhe e çeljes së negociatave kalon vetëm përmes plotësimit të të gjitha kushteve.

Dy: zgjedhjet e 25 prillit do të jenë vendimtare që Shqipëria ose të përparojë me shpejtësi me çeljen e negociatave të anëtarësimit ose të rrijë në vendnumëro apo mos më keq të bëjë hapa mbrapa.

PE, duke mbështetur vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit të vitit të kaluar iu kujtoi edhe njëherë se krimet zgjedhore të dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen. Me këtë paralajmërim ata japin një mesazh të qartë edhe për zgjedhjet që po vijnë se do të ketë zero tolerancë për çdo manipulim, apo tjetërsim të rezultatit zgjedhor.

Tre. Liria e medias e cila vazhdon të jetë në një trysni të jashtëzakonshme nga pushteti dhe oligarkia përbën një tjetër vijë të kuqe për Shqipërinë. Çdo tentativë për të vijuar presionin ndaj medias dhe nëpërmjet saj ndaj zërave kritikë të qeverisjes do të penalizojë përparimin e Shqipërisë drejt Europës.

Katër. Përdorimi i Shqipërisë si lavatriçe e parave të krimit përmes sektorëve të ndërtimit dhe pasurive të patundshme është alarmante.

Këto dhe të tjera rrëzojnë çdo alibi të zëdhënësve të propagandës se “fajin e ka Europa!”.

Dua t’u kujtoj  të gjithë qytetarëve se Europa ka vënë në dispozicion të Shqipërisë një ndihmë prej 1.15 miliardë euro, si për të përballuar pasojat e tërmetit ashtu edhe pandeminë me të cilën vazhdojmë të ndeshemi