Dy fjalë për Najada Çomon

180
Sigal

Nga Saimira Shaska Durmishi

Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n.
Kur njeriu ka hall sidomos hall shëndeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës.
Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mësonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: “Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vdes” …. Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjëherë pse)
Kjo më detyroi të shkoj ta takoj atë mbrëmje “nën masa të rrepta sigurie” pasi më priten te porta e më shoqëruan 3 infermiere për te zyra e saj…
Shkova me atë “zarfin e famshëm me 1milion lekë) duke i premtuar se të nesërmen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetëm 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët
“Kam dëgjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fatale” ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit.
Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet “që Arjani nuk ja doli dot”
Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua të mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marrësh rryshfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat për deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja…
E çfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mbërthyer shpirtin!?