Petrit Vasili e thërret Ramën me pseudonimin që ka në përgjime: Bablok, krimi po pengon integrimin

428
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reagua për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mediat e huaja, ku pretendon se opozita po bllokon integrimin.

Në një reagim në facebook, Vasili i drejtohet Edi Ramës me emrin që i flasin personat me perecedent penalë në përgjime “Bablok”.

Postimi i plotë në Facebook:

“Është krimi dhe korrupsioni yt,që nuk hapen negociatat o Bablok Budalla!!!  Krimi i organizuar dhe korrupsioni i çfrenuar i Edi Ramës janë dy arsyet që negociatatat me BE nuk hapen.

Përgjegjësi i vetëm është ai,frymëzuesi i tyre është vetëm ai, përfituesi kryesor prej tyre është vetëm ai. Pra ka vetëm një arsye, një fajtor dhe një shkaktar për mos hapjen e negociatave dhe ky është Edi Rama. Krimi i organizuar dhe korrupsioni yt është shkaku o Bablok Budalla”.