Qeveria u tërhoq nga ligji por qytetarët vazhdojnë protestat në Hong Kong

432
Sigal

Edhe një herë kthehen demonstruesit në rrugët e zonës së veçantë administrative. Protestuesit, shumica e të cilëve ishin studentë dhe nxënës, bllokuan disa rrugë përpara selisë së qeverisë së Hong Kongut. Edhe para selisë së policisë së Hong Kongut u mblodhën qindra demonstrues të veshur kryesisht me të zeza.

Përveç heqjes dorë përfundimisht nga ligji për ekstradimet në Kinë, demonstruesit e rinj kërkuan sërish dorëheqjen e kryeministres Carrie Lam. Në të njëjtën kohë, ata kërkuan që të dënohej policia që ishte treguar shumë e ashpër kundër demonstruesve në protestat e javëve të fundit. Përveç kësaj ata kërkuan që të rrëzohen të gjitha akuzat kundër protestuesve që ndodhen në paraburgim.

Shumë nga studentët demonstrues mbanin maska, sepse donin të mos dalloheshin kush qenë. “Ekziston frika se qeveria nuk do të punësojë në të ardhmen asnjë që është njihet sot në protestë”, i tha një student i quajtur Jerry, Agjencisë Gjermane të Shtypit.

Projektligji mobilizon masat

Përpjekja e Lamit për ta miratuar ligjin e diskutueshëm me shpejtësi nga shumica besnike e Pekinit në Këshillin Legjislativ, shkaktuar javët e fundit në Hong Kong, demonstratat më të mëdha të tri dekadave të fundit. Të dielën e kaluar, organizatorët thanë se mblodhën deri dy milionë vetë – që do të ishte e barabartë me çerekun e shtatë milionë banorëve të Zonës së veçantë administrative të Kinës.

Pas protestave masive, Lam kërkoi falje të martën për polemikat mbi ligjin. Ajo tha se ka pasur mangësi në punën e qeverisë. Kryetarja e qeverisë nuk e tërhoqi ligjin, siç kërkohet nga kundërshtarët. Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka plane për të rifilluar konsultimet, kështu që projekti do të bëhet i pavlefshëm në korrik 2020.

Ligji do t’u lejonte autoriteteve të Hong Kongut të ekstradonin personat e dyshuar në Kinë, edhe pse drejtësia kineze nuk është e pavarur dhe gjithashtu shërben për përndjekje politike.