Momente paniku/ Dy kroçere përplasen mes tyre (Video)

558
Sigal

Këto janë momente kur dy kroçere të mëdha përplasen pranë një porti meksikan.

Dy anijet goditën njëra-tjetrën për shkak të erërave të forta në Cozumel. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Kroçera që mbante emrin “Carnival Glory” po përpiqej që të ankorohej, kur goditi anijen tjetër të quajtur “Carnival Legend”.

Vetëm një person mori dëmtime të lehta, ndërsa pasagjerët, të tmerruar u evakuuan nga dhoma e ngrënies.

Pamjet tregojnë “Glory-n” brenda së cilës ndodheshin 4 mijë persona, 3 mijë pasagjerë dhe 1 mijë punonjë, kur pëson dëmtime të shumta në pjesën prapa të saj.

Ndërkohë tek “Legend” ndodheshin 2000 pasagjerë dhe 900 anëtarë të stafit.

“Është hera e parë që jam frikësuar nga një linjë koroçeresh”, tha një prej pasagjerëve. Zyrtarët thanë se kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.