Petrit Ruka: Kurrë më!…

400
“O Flamur gjak, o flamur shkabë, 
O vend e vatr’ o nën’ e babë,..”
Fan Noli. “Himni i Flamurit.”
Në letërsinë shqipe ka pasur e do të ketë me miliona vargje të bukura për flamurin tonë kombëtar. Po KURRË nuk ka pasur e nuk do të ketë dy vargje të tilla si këto të Nolit, që e quan flamurin -Nënë e Babë. Vetëm një mendje e ndritur si e tij, (padyshim më e ndritura për mua në 100 vjetët e fundit në botën shqiptare,) mund të kishte një perceptim kaq madhështor dhe rrëqethës për kryesimbolin tonë të lartë. Pse, më thoni ju, ç’ka tjetër më të epërme se nëna e baba në këtë botë?
Nderim për Jetë, Imzot! Të bie ndër gjunjë e të përgjërohem që i nxorre shkumë të bardha mirësie gjuhës shqipe si askush tjetër! Si ty për mua nuk ka të dytë!