Vdes 55-vjeçarja që u aksidentua në Elbasan, enigmat e hedhjes nga makina….

495
Është ndarë nga jeta 55-vjecarja Shpëtime Tufa, gruaja e cila u aksidentua nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, tre ditë më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të një mobilerie në rrethana të dyshimta, pasi kamerat kanë fiksuar viktimën teksa ka kapur derën dhe është hedhur nga makina në mënyrë të qëllimshme.
Gruaja nga Bradasheshi ishte dërgua në spital për ndihmë mjekësore por nuk arriti të mbijetojë pas tre ditësh në gjendje të rëndë.
Sipas policisë aksidenti është shkaktuar nga makina Pasat me drejtues shtetasin 45 vjecar me iniciale J.H i cili u arrestua.
Sigal