Ëngjëll Musai: Vendimmarrjet e njëanshme pa miratimin e votuesve , dëmtojnë demokracinë e brendshme në një parti politike

239
Sigal

Drejtori i “Telegrafit”, Ëngjëll Musai ka qenë i ftuar në studion e Fax News, për të folur lidhur me situatën aktuale brenda partisë Demokratike.

Musai e konsideroi këtë si një situatë që ishte në të mirë të demokracisë pasi një vend nuk mund të ketë demokraci të përgjithshme, nëse brenda partive politike nuk ka llogaridhënie nga ana e anëtarëve të saj.

Ndërsa shtoi se lëvizja e nisur nga ish kryeministri Sali Berisha ishte diçka që shërbente për demokracinë partiake dhe pohoi se nuk do kishte gjë të keqe nëse do e bënte edhe për interes personal.

Ëngjëll Musai, drejtor i gazetës Telegraf:

Situata aktuale brenda partisë Demokratike

Është një parim i hershëm se si të jetë demokracia e brendshme e një partie ashtu do jetë edhe qeverisja. Kujtojmë se kështu thuhej edhe gjatë kohës kur partia socialiste ishte në opozitë dhe e njëjta gjë thuhet edhe sot.

Ky vend dhe partitë në Shqipëri kanë nevojë për demokraci të brendshme dhe sipas asaj që do reflektojë tek qytetarët për të arritur të zgjedhin qeverisjen e nesërme.

Vendimmarrjet e njëanshme pa marrë miratimin e votuesve të tu, partiakë apo militantë nuk mund të kesh demokraci të brendshme në parti politike. Mendoj që ka vlera të jashtëzakonshme, nuk e kam fare qëllimin apo dëshirën tek individi Basha, Berisha, Rama apo Kryemadhi. E kam tek ajo demokraci që siç po reflektohet brenda partisë si në rastin situatës së demokratëve.

Nëse kemi në krye të partisë një individ i cili ka përqendruar në dorën e tij pushtetin dhe emëron kryebashkiakë të inkriminuar dhe deputetë të inkriminuar, përgjegjësia kujt i takon? I takon atij, pra një individi sepse i ka bërë emërimet pa u konsultuar me askënd. Pasojat ja tek janë, pasojat janë që vendi me problem.

Në këtë aspekt edhe vendimarrja e Berishës për të rithemeluar PD-në pas shpalljes non-grata, mua më duket një vendim totalisht i drejtë, pa marrë parasysh nëse po e bën për interesa persona nuk shoh asgjë të keqe këtu sepse edhe ai ka dinjitetin e vetë. Jepi Çezarit atë që meriton, aq përgjegjësi sa mund të mbajë.