Erion Braçe poston foto nga protesta: Një tufë politiqensh, gjynah policët që na mbrojnë

668
Sigal

Zv/ kryeministri Erion Braçe, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, ndërkohë që protesta e opozitës ka avancuar, pasi kanë djegur një makinë dhe një kosh plehrash.

Krahas një fotoje nga sipër ku shihen pjesëmarrësit në protestën e opozitës, Braçe shkruan se ata që po protestojnë janë një tufë politiqensh që nuk pyesin për ekonominë e vendit. Zv/kryeministri shpreh keqardhejn e tij për efektivët e plagosur, ndërkohë që më pas u bën thirrje qytetarëve që të mos e shkatërrojnë vendin që është ndërtuar me taksat e tyre.

Statusi i zv/kryeministrit Erion Braçe

GRUSHTA AMERIKANO-GJERMANE HANE, ME TE DHUNSHEM BEHEN!
Siguria Publike eshte
nje e mire publike;
Rendi Publik eshte
nje e mire publike;
Drejtesia e barabarte per kedo
eshte nje e mire publike;
Imazhi i vendit
eshte nje e mire publike;
#ESHTEEKONOMI
#ESHTEEKONOMIAJOTE
Eshte sot, duhet te jete edhe neser!
#JANETEARDHURATETUA
#ESHTEPUNAJOTE

Cenimi i sigurise publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerez te dhunshem, nuk i ben asgje nje shumice politike, zero!

Ama ekonomine tende e godet!
Mendoje pak,
dy elementet kyc te ekonomise gjate vitit te fundit ishin:
#INVESTIMETEHUAJA dhe
#TURISTETESHUMTE

Nje grusht politiqensh te korruptuar, tamam ata qe
kane vjedhur duke vrare e kane vrare per tu mbrojtur,
po shkaterrojne ekonomine tuaj!

Ate ekonomi qe e keni ngritur vete,
me mund, djerse e sakrifica,
te ardhurat tuaja;

Per te tjeret, ate ekonomi qe ju jep punen e prej saj edhe te ardhurat e perditshme!

Mos i falni keta funderina qe
nuk jane si ju, nuk kane hall te nxjerrin fundin e muajit,
te paguajne rrogat e punetoreve cdo fund muaji.
Jane tamam politiqente qe as e vrasin mendjen per ekonomine tuaj,
por po bejne cmos te kene ekonomine e tyre!

Duan para me shume,
ndaj duan pushtet sa me pare!
Pa zgjedhje sepse e dine qe ju si votoni me kurre.
Me dhune!
Me dhune mbi cdo polic te shtetit te angazhuar per sigurine publike, me dhune mbi secilin prej jush,
ekonomine tuaj e te ardhurat tuaja!

Kur ndodh kjo,
ligji duhet te mbroj interesin publik!
Ligji mbi te gjithe!

ajmirzeqo

MOS hezitoni aspak ne vendin e duhur cojini nje fjale thote ky stane dru do dhe dru jepini

taulant.qoshku

Gjynah polica e shteti qe na mbrone dhe turp per nje lulush dhe nje monik dhe nje sali qe spo ju vjen dita perball hekurave 👊