Deklaratat kontradiktore për maskën/ Rama: Unë them atë që më thonë!

264
Sigal

Kryeministri Edi Rama është justifikuar këtë të Martë lidhur me deklaratat e tij kontradiktore për mbajtjen e makës. Në muajin Mars, Rama është shprehur se maska në ambiente të hapura është e panevojshme. Ndërkohë, javën e kaluar lajmëroi se mbajtja e saj, duke nisur nga e Enjtja (pasnesër), do bëhet e detyrueshme dhe në këto ambiente.Lidhur me qëndrimet kontradiktore, u pyet në konferencën e sotme për mediat.Shefi i ekzekutivit u justifikua duke thënë se ai deklaron ato ç’ka i thonë këshilltarët e tij.

“Unë s’kam thënë dhe s’them asnjëherë gjëra që i mendoj unë, se s’janë fusha ime çështjet e epidemisë, pandemisë, maskave, terapisë, etj, etj. Unë kam thënë dhe them atë që mësoj para se të dal dhe flas nga ata që kanë detyrën të më thonë mua dhe ministres së Shëndetësisë çfarë do bëhet dot, çfarë do bëhet pas një muaji. Kur kemi folur, maska ka pasur atë status, sot ka një status tjetër, këto janë çështje të shkencës, të ekspertëve, s’janë të miat, si zgjidh unë. Unë dëgjoj ata që kanë detyrim me ligj të më orientojnë mua, politikat e qeverisë në këtë aspekt. Nuk ka qenë e domosdoshme të mbahet maska në ambiente të hapura, sot është”, u shpreh Rama.Ai përjashtoi ndihmën ekonomike për familjet e varfra për furnizimin me maska, duke u shprehur se një maskë mund të bëhet dhe në kushte shtëpie, pa shpenzime ekonomike.

“S’ka nevojë të jetë një maskë që blihet, por mund të bëhet vetë. Maska prodhohet vetë, është thjesht një mbrojtëse tekstili, s’ka nevojë të harxhosh asgjë përveçse një shami dhe dy lidhëse. Unë e kam me trëndafilin e fitores më 25 Prill, Ilir e ka me Vojo Kushin, dhe të tjerë sipas preferencave të tyre”, tha Rama.