Ish-deputeti paralajmëron Lleshajn: Mendohu mirë se mandati mbaron shpejt, llogaria mbetet…

1961
Sigal

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka lëshuar një mesazh ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me veprimet e policisë gjatë protestës, që hodhi disa herë gaz lotsjellës.

Në një shënim në Facebook, Vasili shkruan: “Lleshaj si gangster ordiner, nga sot ka nje llogari personale te hapur me mijra shqiptare, te cileve u shkaterron shendetin dhe i ka helmuar si te jene armiq.

Lleshaj helmon shqiptaret e thjeshte e te varfer vetem per pushtetin e nje njeriu te cmendur e te kriminalizuar, qe per pushtetin e tij edhe vret njerez.

Lleshaj te mendohet mire se mandati i mbaron shpejt llogaria mbetet….”