Fati i qeverisë, në duart e partive të vogla

459
Sigal

 Nëse PBDNJ e Dules do të bëjë koalicion me LSI-në ka shumë mundësi të marrë 1 deputet. E njëjta gjë është edhe me PDIU nëse do jetë në Koalicion me PD-në.

Zgjedhjet e 23 Qershorit po afrojnë dhe partitë politike kanë kohë, që kanë filluar fushatat e tyre, madje çdo ditë po shohim edhe paraqitjen e kandidaturave për deputetë. Një pjesë e këtyre kandidatëve janë të përcaktuar nga liderët e partive dhe një pjesë si në rastin e PD-së janë në provën e madhe gjatë këtyre dy muajve, përpara se Kreu i PD-së Berisha të vendosë emrat, qarkun dhe renditjen e kandidatëve në listën për deputetë. Ajo që bie në sy në sondazhet paraprake të zhvilluara dhe të përkthyera në temat e shumta të hedhura gjatë këtij muaji, në sajtet e ndryshme elektronike ka të bëjë me faktin se asnjë parti nuk kalon më shumë se 66 deputetë. Kjo do të thotë se, koalicionet janë ato që do të vendosin fatin e këtyre zgjedhjeve. Sigurisht, ka shumë faktorë që do të ndikojnë dhe do ndryshojnë rrjedhat deri në ditën kur kryetarët e partive do të dërgojnë të plotësuar në KQZ listat përfundimtare të kandidatëve dhe sidomos ,vendosjen e tyre në listë. Kjo pasi, ata që do jenë në zonën e sigurt do jenë të preferuarit e kryetarëve dhe të tjerët, apo rebelët do jenë ata që do të bëjnë në fund të fundit edhe  propagandën e fundit, duke sabotuar edhe vetë partinë e tyre. Sipas sondazheve paraprake, rezulton se, Partia Socialiste me këtë sistem nuk merr dot më shumë se 66 deputetë. Nëse Koalicionit socialist i bashkohet LSI-ja atëherë ky koalicion merr mbi 77 deputetë, pasi ka shumë zona, ku PS-ja favorizohet  jashtëzakonisht nga bashkimi i votave me LSI-në, e cila nuk e plotëson dot pragun për të marrë një deputet në zona të veçanta.  Nëse LSI-ja do të jetë në koalicion me PD-në, atëherë ky grupim merr i bashkuar jo më pak se 79 deputetë. Duke parë renditjen aktuale nëse zgjedhjet do të bëhen nesër, partitë do të marrin këto vende në Parlamentin e ardhshëm:

PS ———- 66 deputetë

PD ——— 65 deputetë

LSI ——– 3 deri në 4 deputetë

PDIU—— 1 deri në 2 deputetë

PBDNJ—-1 deputet

PR——– 1 deputet

FRD——-  1 deputet

Aleanca Kuq e Zi —– 1 deputet

Pra, sipas të gjitha gjasave, do jenë koalicionet ato që do vendosin  fatin e qeverisë të ardhshme. Duhet thënë se, të gjitha partitë e vogla janë të penalizuara, megjithëse numri i votave mund të jetë shumë herë më i madh sesa numri i deputetëve të përfituar. Kjo vjen prej faktit se, sistemi zgjedhor është ai i miratuar në 2009-n në marrëveshjen Rama –Berisha, sistem, i cili u bë vetëm e vetëm të penalizojë partitë e vogla, duke i detyruar këto të fundit të bëhen ose satelitë të partive të mëdha ose të destinuara të mbeten jashtë Parlamentit.

  Berati ka pasur  8 mandate   në zgjedhjet e 2009-ës

PS —– 4 mandate

PD—–3 mandate

LSI —- 1 mandat

Berati ka 8 mandate  ( në zgjedhjete 2013 )

 PS —– 5 mandate

  PD—– 2 mandate

LSI —- 1 mandat

———————————————————————————————-

Korça ka 12 mandate

PD ———– 6 mandate

PS  ———— 6 mandate                                         

Korça ka 12 mandate , ( në zgjedhjete 2013 )

 Nuk pëson ndryshime

————————————————————————————————–

Durrësi ka 13 mandate

PS———- 5 mandate

PD———- 7 mandat

LSI———- 1 mandat

 Durrësi ka 13 mandate  ( në zgjedhjete 2013 )

PS———- 6 mandat

PD———- 7 mandat

Nëse LSI do jetë në koalicion me PDIU-n në Durrës ka shumë mundësi që koalicioni LSI-PDIU të marë 1 mandatë  I cili do I zbritet PS-së e cila mbetet me 5 mandate

 =======================================================

 Tirana ka 32 mandate ( në zgjedhjet e 2009-ës)

PS————– 15 Deputetë

PD————–15 Deputetë

PR————— 1 Deputetë

LSI————–1 Deputetë

 =============================================

Tirana ka 32 mandate ( në zgjedhjete 2013 )

PS———– 14 Deputetë

 PD———–14 deputetë

PR——– 1 Deputetë

LSI——– 1 Deputetë

FRD——- 1 Deputetë

Aleanca Kuq e Zi—— 1 Deputetë

=======================================

Kukësi ka pasur 4 mandate                             

PD——— 3  Deputetë                           

PS——— 1  Deputetë

( Në zgjedhjete 2013 )

Nuk pëson  ndryshime

Dibëra ka 6 mandate                           

PD——— 4 Deputetë

PS——— 2 Deputetë

( në zgjedhjete 2013 )

Nuk pëson  ndryshime

==============================================

Elbasani ka 14 mandate     

PS———– 7  Deputetë

PD———- 7  Deputetë

Nuk pëson ndryshime

=============================================

Fieri ka 16 mandate

PS ——— 9  Deputetë

PD———6  Deputetë

LSI——– 1 Deputetë

( Në zgjedhjete 2013 )

Në qarkun e Fierit LSI-ja do e ketë shumë të vështirë të mbajë mandatin .  Siguria për ta rimarë këtë mandatë është vetëm nëse do ketë marveshje me PDIU për nji koalicion local LSI-PDIU.

==================================================

Gjirokastra ka 5 mandate

PS———3 deputetë

PD——– 2 deputetë

( Në zgjedhjete 2013 )

Nuk pëson ndryshime

===========================================

Lezha ka 7 mandate

PD——- 5 Deputetë

PS——-2 deputetë

( në zgjedhjete 2013 )

 Nuk pëson ndryshime

============================================

Shkodra ka 11 mandate

PD———-7 mandate

PS———-4 mandate

( Në zgjedhjete 2013 )

  Nuk pëson ndryshime

===========================================

Vlora ka 12 mandate

PS——6  Deputetë

PD——4 Deputetë

PBDNJ— 1 Deputettë

PDIU —- 1 Deputetë

( Në zgjedhjet e 2013-s )