Përvjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mesazhi i Sekretarit Blinken: Krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë, aleanca vazhdon të rritet

11
Sigal

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, duke theksuar se Aleanca është sot më e bashkuar se kurrë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj Shqipërinë dhe Kroacinë për 15-vjetorin e anëtarësimit tuaj në NATO. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ne kremtuam angazhimin që demokracitë tuaja bënë jo vetëm për mbrojtjen e Aleancës sonë, por edhe për mbrojtjen e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.

Sot, ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkëta demokratike. Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë”, shkruan Blinken.