Përplasja politike Rama-Berisha, zbuloi plaçkitjen e pasurive të grekëve”

561
Gazeta e përditshme greke “Ethnos” e miliarderit Bobolas, pronari i trustit “AKTOR”, që po ndërton ende rrugën Tiranë-Elbasan, botoi dje një reportazh, duke e bërë edhe kryetitull në faqen e parë me tenë: “Skandale në Rivierën shqiptare: Përplasja politike Rama-Berisha, zbuloi plaçkitjen e pasurive të grekëve”, të gazetarit Kristo Teliti. Reportazhin, gazeta greke “Ethons” e fillon me cilësimin se “Plaçkitja e tokës së minoritetit grek në bregdetin e Jonit, vazhdon gjatë 2 dekadave të fundit, paralelisht edhe me shpërbërjen nacionale të popullsisë vendase, të minoritetit grek, vijnë në sipërfaqe, në publik edhe nëpërmjet përplasjes politike midis kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha. “Përplasja politike midis Berishës dh Ramës demaskoi plaçkitjen e pasurisë së grekëve”. Kështu e titullon reportazhin gazeta greke “Ethons”, ku shkruan, se edhe pse Berisha ka dhënë dorëheqjen nga PD, vazhdon që të luajë fijet e politikës në prapaskenë dhe përplasja politike që pati me kryeministrin Edi Rama, nxori në dritë dhe publik fakte rrëqethëse, që kanë të bëjnë me fatet e pasurisë së grekëve atje, dhe mekanizmin sesi funksionoi kjo plaçkitje e pasurisë së minoritetit grek, pas rënies së regjimit komunist. Këto të dhëna i nxori në dritë një pjesë e shtypit shqiptar, si edhe vetë përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri. Radha e zbulimeve të reja filloi pak ditë më pare, nga fjala e kryeministri Edi Rama, në një mbledhje të anëtarëve dhe zyrtarëve të PS, gjatë vizitës së tij në Sarandë, ku ai foli për grabitjen që u zhvillua në një sipërfaqe prej rreth 50.000 hektarë, në të ashtuquajturën Riviera shqiptare, në zonat bregdetare të Shqipërisë së Jugut, nga kufiri me Greqinë në jug dhe në veri të Himarës, Dhërmi. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për skandalin në zonat bregdetare të Shqipërisë së Jugut, që përfshin familjen e Sali Berishës. Duke akuzuar në këtë plaçkitje të pasurisë së minoritetit grek, në bregdetin e Jonit, familjen e ish- kryeministrit Berisha, duke përmendur edhe emrin e djalit të tij, Shkëlzen Berisha, si edhe persona që kanë lidhje me atë. Edi Rama foli për njerëzit që erdhën nga Veriu, “që kurrë nuk kishin parë detin” dhe erdhën në bregdetin e Jonit, pasi erdhi në pushtet Sali Berisha (1992), duke u paraqitur si trashëgues dhe pronarë të pasurisë në bregdet. Emrat e Sali Berishës, të birit të tij Shkëlzen dhe dhëndrit u përfolën shumë për abuzimet të pasurive në rivierës shqiptare. “Panë për herë të parë detin në jetën e tyre, kur Sali Berisha erdhi në pushtet”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai iu referua estetikisht fshatrave të mrekullueshme, të cilat u ndërtuan nga paraardhësit e banorëve të pranishëm, duke përmendur edhe emërtimin Vuno, Himarë, Qeparonë e Vjetër, Saranda etj, e gjithë kjo ishte minoriteti grek, për të treguar se grabitën dhe ndërtuan pa leje ndërtesa, në mënyrë të atillë, saqë nuk mund të përshkruhet. Një zonë e madhe parabregdetare e Himarës, janë ndër fushat që janë grabitur dhe janë abuzuar më shumë. Edi Rama fotografoi konkretisht edhe abuzimet që kanë bërë familjarët e Berishës. Dy njerëz të afërt me Shkëlzen Berishën, i biri i ish-kryeministrit, me të cilët kishin disa kompani të përbashkëta, disa kompani, duke përfshirë dhe atë të Gërdecit, kanë gllabëruar 15 hektarë në Ksamil të Sarandës, ku të njëjtët persona kanë pasuri të mëdha edhe në Dhërmi, Sarandë, Vlorë dhe në Orikum. Akuzat e Ramës, u pasqyruan shumë në lajme dhe reportazhe në median shqiptare, të cilat u përpoqën të hedhin dritë mbi abuzimet,tjetërsimin dhe përvetësimin e tokave në bregdetin shqiptar, të cilat janë shumë të vlefshme në rivierën shqiptare në jug, duke i dhënë emra dhe fakte konkrete, ndërsa në shënjestër djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha dhe burrin e vajzës të ish- kryeministrit Berisha. Ky i fundit gjithashtu ishte i përfshirë në një skandal të madh, që filloi në mes të dekadës së fundit me sekuestrimin dhe “shfrytëzimin” e një zonë të madhe bregdetare në Jalë, në veri të Himarës. Për të realizuar projektin e përvetësimit dhe abuzimit të Rivierës shqiptare, ata kishin arritur të sigurojnë fonde nga Banka Botërore, por u detyruan ta braktisnin në fund të 2009-2010, pas auditimit të bërë nga një komision i pavarur, i cili zbuloi rrëmbimin skandaloz dhe shkatërrimin e paligjshëm të shtëpive dhe pasurive të dhjetëra emigrantëve me origjinë. Përballë këtyre zbulimeve, përshtypje të bën fakti, sesi u shmang nga akuzat ish- kryeministri Berisha, i cili me një prononcim kundërpërgjigje, nga parlamenti shqiptar, i cili karakterizohet nga një frymë nacionaliste, për të përligjur abuzimet dhe plaçkitjen e tokave të Rivierës shqiptare, tha se ai ishte kryeministri që punoi me program në Sarandë dhe se çdo gjë është transparencë dhe vetëm transparencë. Pra, ish- kryeministri pranoi, që ishte ai që lejoi popullarizimin e bregdetit nga myslimanët shqiptarë, për të tjetërsuar popullimin e minoritetit grek në Himarë, ku e njëjta politikë u ndoq edhe në zona të tjera, ku është minoriteti grek. 
Vangel Dule: “Plani i organizuar”
Për planin e organizuar të tjetërsimit të pronësisë për popullsinë greke, e cila është vënë në zbatim për më shumë se njëzet vjet, foli Vangjel Dule. Duke folur për “Ethons tis Kiriakis” (gazeta e së dielës),duke dhënë përgjegjësitë e të dy kryeministrave, atij aktual Edi Rama dhe Sali Berishës në të kaluarën. Duke iu referuar zbulimeve të fundit, Dule shtroi pyetjen, se “Derisa tani çështja u shtrua, a ekziston vullneti politik, sidomos pas akuzave të Kryeministrit, për të zgjidhur një herë dhe për të gjithë çështjen e regjistrit të pronës dhe për të hequr padrejtësinë kundër minoritetit grek. Këto plaçkitje të pasurisë të minoritetit grek, ne i kemi denoncuar me të gjithë forcën tonë, për vite me radhë. Ish-kryetarët e komunave dhe prefektët në zonat minoritare, kryesisht nga Himara kanë ngritur padi, por pasuria tjetërsohet dhe plaçkitet, sepse ka bashkëpunim të mirë në sistemin politik dhe gjyqësor. Askush nuk fitoi të drejtën e tij dhe kjo është një padrejtësi e madhe për ne. Ne kemi disa dosje, me të tilla raste të grabitjes së tokës tonë, por nuk e gjejmë të drejtën tonë “, tha B. Dule për gazetën “Ethons të së dielës”, shtuar elemente të reja të abuzimeve skandaloze në Himarë, një familje shqiptare me emrin Çani, që ka marrë sipërfaqe shumë mëdha gjatë bregdetit.

Leonidha Papa: “Padrejtësia për grekët”
“Nëpërmjet konfrontimit politik mes Ramës dhe Berishës zbuloj atë që deri tani akuzonte ‘Omonia’. Duhet të zgjidhet problemi i pronës, sepse ndryshe fatet greke janë në rrezik. Ato janë jo vetëm të rrezikuar, por edhe shkelen vazhdimisht. Pas rënies së regjimit komunist, Ligji 7501/1991 ishte një reformë e madhe, pasi na dha të drejtat e tokës dhe pronës. Në Himarë nuk është bërë, për shkak se shumë njerëz me origjinë greke ishin të humbur. Ka pasur shumë padrejtësi dhe qëllimisht nuk zgjidhet, që të dëmtojë grekët”, na tha Leonidha Pappas.
Sigal