Enkelejd Alibeaj: Cili është oligarku që do fitojë të drejtën të sigurojë noterët?

605
Sigal

Keni bërë pazar, nga 30 nene i ratë një kryq të madh reformës në drejtësi. Tamtamet e mëdha, pompoziteti i reformës në drejtësi, bëhet një ligj të ri nga e para si pazar. E kuptoj tundjen e kokës të zonjës Sadushi, ka të drejtën e vet se përfaqëson noterët dhe ka të drejtë të jetë e kënaqur. Pyetja është: Po interesin e publikut kush e mbron? Po të gjithë ata hallexhinj të cilët shkojnë nëpër gjykata dhe prokurori thjesht, se një noter i papërgjegjshëm, i korruptuar, me një akt noterial, të bën gjëmën, të merr pronën. E vetmja gjë që është shtuar në ligj është detyrimi i noterëve që të shkojnë te shoqëritë e sigurimit dhe besoj se këtu tenderi është bërë se cili oligark do të fitojë të drejtën për t’i siguruar noterët. Me të drejtë Presidenti ka thënë, po për fakirët që nuk kanë të paguajnë tarifat e kripura edhe të noterëve në këtë rast, kush mendon? Këtu mendohet vetëm për ata që kanë para, për oligarkët që do të marrin sigurinë e noterëve. Ky palo shtet shton përditë e më tepër procedurat administrative, për një dokument krejt banal duhet të shkosh te noteri. Këto janë arsye të forta për ta marrë seriozisht zilen që i ka rënë Presidenti i Republikës. Kaq ka të drejtë ai.