PS dhe Euralius rrëzojnë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dekretin për ligjin e noterisë

391
Sigal

Deputetët socialistë rrëzuan në Komisionin e Ligjeve dekretin e Presidentit për të rishqyrtuar ligjin për noterinë. Kundër vendimit të Presidentit ishte edhe Euralius, përfaqësuesja e të cilit certifikoi ligjin si në përputhje me legjislacionin evropian. Për opozitën, 3 nene të këtij ligji e dëmtojnë atë në thelb duke prishur mënyrën e funksionimit të noterëve. Ligji për noterinë vuri përballë në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesin e Presidentit dhe atë të Euralius. Sipas, Bledar Dervishajt, ligji është kthyer për rishqyrtim sepse disa nene të tij nuk ishin formuluar si duhet duke sjellë cenim të Kushtetutës. Përfaqësuesja e EURALIUS, Agnes Bernahard tha se ky ligj mund të krijojë balancë. “Ligji përpiqet të krijoje balancë dhe besojmë se ky ligj krijon këtë balancë”, u shpreh ajo. Diskutimi i kaloi anëtarëve të Komisionit, ku deputetët demokratë dhe ata të LSI-së iu bashkuan qëndrimit të Presidentit. Dekreti u rrëzua me vetëm 10 votat e Partisë Socialiste.