Përmbytjet, Rama në Novoselë: U kthyem fermerëve 100 % çdo kokë bagëti

490
Afro 9 muaj pasi disa zona në jug të vendit u gjunjëzuan nga përmbyetjet, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të BE, janë rikthyer në një nga zonat e prekura, në Novoselë për t’i hapur udhë zbatimit të projekteve infrastrukturore dhe mbështetjet financiare të fermerëve që humbën prodhimet e tyre.

Edi Rama: Ne kthyem 100% çdo kokë bagëti dhe çdo pulë. Ndryshe nga sa predikohej me zhurmë të madhe në ditët e përmbytjes nga ata që kërkonin të nxirrnin përfitimet e ditës edhe nga përmbytja, ne u angazhuam drejtpërdrejtë me Bashkimin Europian për të na mbështetur me një financim të konsiderueshëm në dy aspekte; Nga njëra anë në aspektin e rindërtimit të infrastrukturës, nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për të dëmshpërblyer financiarisht, të gjithë ata fermerë, të cilët humbën prodhimet e tyre.
Kreu i qeverisë paralajmëroi një reformë radikale vitin e ardhshëm, në mënyre që pushtetit vendor t’i jepen më shumë fonde në përballimin e situatave të tilla.

Edi Rama: Do të reformohen rrënjësisht duke ndarë përgjegjësinë midis çfarë do të marrë përsipër qeveria si përgjegjësi kombëtare dhe çfarë do të marrin përsipër bashkitë si përgjegjësi vendore
Në ditët e para të shkurtit, Vlora, Fieri dhe Korça u përfshinë nga përmbytje të mëdha.
Sigal