Fiqua i Vorës i lyer me miell si “Mama-Dhia”, troket natën shtëpi më shtëpi

522
Zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, kanë si dekor të përsëritur në bashkinë e Vorës “Modelin Fiqo-Patozi 2005”, me të cilin shqiptarët dhe sidomos banorët e Vorës, janë përballur e njohur edhe në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005. Turpi që bën përshtypje në këtë fushatë elektorale në Vorë është fakti, se personazhi shtetëror i cili po luan rolin e “avokatit mbrojtës” të zjarrtë e madje tepër të egërsuar e kërcënues të skandaleve dhe krimeve elektorale të bëra prej krye-bashkiakut ende në detyrë Fiqiri Ismaili dhe bandës së tij elektorale në këto zgjedhje është pikërisht deputeti Astrit Patozi, i cili në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005 ishte kandidat për deputet në Vorë e që sipas “dosjes hetimore elektorale 2005”, rezulton se është bërë (jo zgjedhur) deputet nga Fiqiri Ismaili, pikërisht me marifetet financuese e kërcënuese, që Fiqua i Vorës po bën sot për të mbajtur për herë të tretë kolltukun e bashkisë Vorë, marifete që si shpërblim po mbrohen nga deputeti i Vlorës Astrit Hiqmet Patozi, emigruar si deputet nga Vora në Vlorë në vitin 2009, pas plasjes së Gërdecit që u hap si “fabrikë demontimi e trafiku” municionesh edhe me “bekimin” e tij.
Sigal

Viti 2005/ Fiqo e bëri Patozin deputet me 2100 votat e Domjes, të blera me 40 mijë euro

Ka një dosje hetimore krimi të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005 e cila është mbyllur prej drejtësisë, por realisht nuk është mbyllur ende si konflikt mes bandave kriminale në fshatin Domje e në zonën e Vorës, që u paguan me 40 mijë euro prej “xhepit” të Fiqos dhe u futën në konflikt për pazare mes tyre, për të bërë deputet në Vorë Astrit Patozin, ose “Alfons Ballshin”, siç e quajnë në PD dhe në qarqet mediatike shqiptare. Historia e votave të rrëmbyera me pagesa ilegale prej Fiqos në vitin 2005 në Domje dhe në disa fshatra të tjerë të zonës, përmban fakte tronditëse, të cilat nuk u ndëshkuan, mbasi në pushtet në 3 korrik 2005 erdhi “Partia e Fiqos” dhe e Patozit që u bë deputet në Vorë me vota të mbledhura me lekë dhe kërcënime prej bandës së Fiqos. Përcaktuese për të bërë deputet Patozin në Vorë në vitin 2005, ishin 2100 votat e Domjes, të cilat nuk hidheshin me vullnetin e popullit, por që duheshin blerë. Dhe u blen, duke paguar 40 mijë euro tek një sekser i “fortë” i Fiqos. Por pikërisht këta, i morën miliona edhe një kandidati tjetër që nuk kishte “”bekimin” e Fiqos dhe këtu plasi konflikti deri fizik që vazhdon edhe sot pas 11 vitesh. Votimi i 3 korrikut 2005 në Domje, u hap me kuti të mbushura natën me 2100 vota për Astrit Patozin, të cilat ishin blerë me “buxhetin” e Fiqos, vota të cilat e shpallën fitues deputetin “avokat mbrojtës” të Fiqos, i cili ka nisur të bëjë “letra të hapura”. Kujtojmë, që Astrit Patozi, në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 kishte përballë si konkurrent kandidatin e LSI, mjekun Pëllumb Pipero, humbja e të cilit në Vorë, kishte si pjesë të skenarit “Fiqo-Patozi” edhe presionin ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe farmacistëve, për të mos votuar kandidatin Pipero. 

“Mama-Dhija” Fiqo i lyer me miell, troket natën nëpër shtëpitë e banorëve për të vjedhur vota

Personazhi me “profil të zi”, kryebashkiaku i Vorës Fiqir Ismaili, pasi dështoi me furgonët e mbushur me miell të denoncuar prej banorëve të zonës e të kapur në flagrancë prej policisë së shtetit, ka nisur të shkoj personalisht në çdo shtëpi të zonës. Por shkon vetëm natën. I lyer kokë e këmbë me miell elektoral, tamam si “Mama-Dhia”, në ankth prej humbjes së kolltukut të krye-bashkiakut, “”ujku” i vjedhjes dhe blerjes së votave Fiqo, tama si në përrallën “Mama-Dhija”, sa nis errësira shkon e troket në dyer e dritare të familjeve të banorëve në Vorë, Marikaj, Domje, Marqinet, Fushë-Prezë, Ahmetaq, Gjokaj etj., që nuk i japin votën, për t’u blerë votën me lekë, me miell, me premtime për vende pune e ndihmë ekonomike dhe me mashtrime e kërcënime. Banorët e këtyre fshatrave e të shumë lagjeve në zonat e bashkisë Vorë, po denoncojnë veprimin e kryebashkiakut dhe të “çetës” së tij, duke i akuzuar me fakte për blerje votash me miell e lekë. Faktet tashmë janë bërë publike, të denoncuara në media dhe në letrën e hapur, të bërë publike prej Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, deputetit Luan Rama. Mielli i Fiqos dhe zarfet me nga 10 mijë lekë, të përdorur për blerje votash për kolltukun e tij, tashmë janë një realitet i zbuluar, i skeduar, i proceduar dhe të cilësuar “krim” prej organeve të drejtësisë, ku personazh krimi i marrë nën hetim është krye-bashkiaku dhe kandidati Fiqiri Ismaili, kunati dhe punonjës të tij në firmën “Agro-Blend” dhe zyrtarë, policë e sekserë zyrash në Bashkinë e Vorës. 

“Avokat” i Fiqos edhe ministri i Gërdecit, “miku” i trafikantëve Fatmir Mediu

Nëse Fiqo do të ishte sulmuar fizikisht në rrugë, siç janë sulmuar shumë votues që nuk votonin Fiqon dhe PD në zgjedhjet lokale e qendrore në vitet 2005, 2007, 2011 e 2013 prej banditëve familjarë, ose “çeta” të paguara e të punësuara prej Fiqos, krushk Fatmir Mediu mund të vendoste dorezat e boksit e të rrëmbente levat si dikur në konvikte, menca supe e rrugë, kur ishte student në Fakultetin Geologji-Miniera dhe t’’i dilte në mbrojtje krushkut Fiqo Ismaili. Por, që t’’i dalë në mbrojtje një krye-bashkiaku që vjedh vota me lekë e miell, nga pozicioni i deputetit dhe të ushtrojë në mënyrë të paligjshme fuqinë e deputetit për të shpëtuar nga drejtësia banditët e përdorur prej krushkut Fiqo për presion e blerje votash, kjo është skandaloze. Këtë shpërthim kaq agresiv, deputeti Mediu, nuk e ka bërë as kur e kanë akuzuar me prova shkresore në parlament si trafikantë i ndaluar dhe i kërkuar në Itali për trafiqe. Nuk ka shpërthyer me kaq egërsi, as kur e akuzuan me fakte konkrete, për trafikim kriminelësh në Itali, Gjermani, Austri e Francë. Deputeti i listës i PD dhe kryetari i PR Fatmir Mediu, nuk ka shpërthyer me kaq tërbim as kur parlamenti e kryqëzoi me heqje imuniteti dhe kërkesë për burgosje për krimin e Gërdecit të Vorës, ku për shkak të firmës së tij që lejoji fabrikën e vdekjes u vranë 26 persona, u shkatërruan 3000 shtëpi e biznese dhe u gjymtuan 134 persona, fabrikë e cila kishte edhe bekimin e krushkut të tij në krye të bashkisë i cili së bashku me deputetin Patozi punësonin skllevër për të mbledhur vota, por edhe mbushnin xhepat nga trafiku i municioneve si shpërblim për heshtjen ndaj këtij trafik-krimi shtetëror. Nuk shpërtheu me kaq histerizëm, as kur i zbuluan një bashkëtrafikant që e kishte kandiduar dhe shpallur fitues në këshillin bashkiak të Fierit. Nuk shpërtheu as shtator 2008, kur Fiqos iu zbulua misri pa kokrra, që la pa “kokërr” misri mbi 1000 fermerë në 180 fshatra të 9 rretheve në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Lezhë, Krujë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Cërrik, Vlorë, Fier, Berat, Kuçovë e deri në Mallakastër. Me kaq tërbim, deputeti Fatmir Mediu nuk u vërsul as kur i zbuluan se kur ishte Ministër i Mbrojtjes, i dhënë tender 3.3 milionë dollarë një “kolegut” të tij trafikant, të dënuar në Itali e të kërkuar ndërkombëtarisht. Por u ndez kur shteti shqiptar bllokoi 100 tonë miell të Fiqos me “Aflatoksinë”. Tundi parlamentin, kur shteti ndaloi makinat e Fiqos që shpërndanin miell në Vorë e fshatra për të mbledhur vota për Fiqon. Shpërtheu kur Policia e Shtetit hapi procedimin penal me dëshmi e regjistrime konkrete banorësh të Vorës, që denonconin Fiqon për pagesa 10 mijë lekëshe për dhënie votash. Shpërtheu e madje shkoi në Komisaritain nr. 6 në Tiranë, duke bërë presion mbi shtetin, për të liruar banditët e Fiqos, që u kapën duke kryer krimin për blerje votash me presione, miell e lekë, me makina me xhama të zinj, të armatosur edhe me armë e mjete dhune!
Në tetor 2008, Astrit Patozi bllokoi komisionin hetimor parlamentar për misrin pa kokrra të Fiqos
Në muajin tetor 2008, vetëm 6 muaj pas krimit shtetëror të Gërdecit, ish-deputeti i Vorës Astrit Patozi, me funksion Nënkryetar i PD dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PD, rezulton se ka bllokuar me presion e joshje mbi deputetët e PD, ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen “Fara e misrit pa kokrra të Fiqos”. Opozita e asaj kohe, kërkoi që ish-Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana, i cili lejoji importin dhe shpërndarjen tek fermerët shqiptarë të farsës së misrit pa kokrra me letra false si “të rregullt”, së bashku me kryebashkiakun e Vorës, shitës i kësaj fare, të bëheshin objekt hetimi i një komisioni të posaçëm parlamentar e prej andej, mbështetur në provat konkrete dhe dëshmitë e fermerëve, të çoheshin përpara drejtësisë për mashtrim të 1500 fermerëve. Por ngritjen e këtij komisioni hetimor e bllokoi grupi parlamentar i PD, me urdhër të kupolës drejtuese të PD, pas makinacioneve të bëra prej kreut të Grupit Parlamentar të PD, deputetit të bërë deputet i Vorës në vitin 2005, me 2100 votat që Fiqo bleu me 40 mijë euro në fshatin Domje.
————————– 

Fiqua i Vorës, “banka” që paguan nga 100 mijë lekë për çdo familje që jep votat për të

Sipas lajmit zyrtar të Policisë së Tiranës, krye-bashkiaku i Vorës Fiqiri Ismaili, prej 3 ditësh po ndiqet penalisht nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se u ka dhënë 2 dy qytetarëve nga 10 mijë lekë të reja, me qëllim blerjen e votës së tyre në zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Denoncimin e kanë bërë në qendrën policore të Vorës, dy qytetarët, të cilëve u është kërkuar t’u blihej vota nga krye-bashkiaku i Vorës dhe njëherazi kandidat i PD. Afera e ofruar nga krye-bashkiaku Ismaili, ka ndodhur në ambientet e firmës “Agro Blend” në Vorë, pronë e krye-bashkiakut Ismaili. Burimet e Policisë së Shtetit, konfirmojnë, se krye-bashkiaku i Vorës e njëkohësisht kandidat për një tjetër mandat, nuk ka pranuar të japë shpjegimet në shërbimin policor të zyrës së Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar. Dosja hetimore i ka kaluar prokurorisë, teksa në Kodin Penal, vepra penale për të cilën akuzohet Ismaili dënohet nga gjobë deri në 2 vjet burg. Akti korruptiv, ka ndodhur në datën 12 qershor 2015, me synimin për t’’u blerë votën me nga 10 mijë lekë të reja, 2 shtetasve B.S 45 vjeç banues në Vorë dhe Sh.B 49 vjeç, të cilët ishin futur në kurth nga kryeplaku i fshatit Kuç dhe një mësues i po këtij fshati.
————————————————- 

Katër pyetje për drejtësinë

1.Përse nuk ndal diversionin shtetëror ndaj shtetit dhe institucioneve të policisë, të deputetit Fatmir Mediu, ushtruar nën petkun e deputetit në mbrojtje të krimit të krushkut të tij Fiqiri Ismaili?
2.Përse nuk zbardh gjurmët e gishtave mbi zarfat dhe lekët që u janë dhënë banorëve prej “çetës” së Fiqiri Ismailit, për të blerë votat?
3.Përse nuk merret i pandehur Fiqiri Ismaili, për krimin e shitjes në treg të miellit të helmuar? 
4.Përse nuk merr nën përgjegjësi penale punonjësit e bashkisë Vorë, të cilët ushtrojnë aktivitet korruptiv në favor të fushatës së Fiqiri Ismailit? 
5. Përse nuk nis hetimi për presionin që Fiqiri Ismaili ka ushtruar ndaj rivalëve në biznes, gjatë 8 viteve të pushtetit të PD 2005-2013?