‘Për Tiranën që meritojmë’/ Këlliçi: Programi i PD është zgjidhja e vetme për çështjet jetike dhe pronën

13
Sigal

Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me banorët e Pazarit të Ri, ku ka dëgjuar dhe diskutuar për problematikat që ata përballen çdo ditë.

Këlliçi theksoi se shqetësimet e qytetarëve janë të njëjta kudo në Tiranë dhe Shqipëri, duke përfshirë jetesën e shtrenjtë, pagat e ulëta dhe çështjen e pasurisë që mbetet një plagë e pazgjidhur.

Ai siguroi banorët se programi i Partisë Demokratike është konkret dhe realizueshëm, me fokus në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët. Beri të ditur se, brenda 100 ditëve të para, do të implementohen masa konkrete për të rritur pagat dhe për të sjellë një zgjidhje për çështjen e pronës.

Postimi në FB, i Belind Këlliçit:

Takim me banorët e Pazarit të Ri. Me qytetarët e Tiranës, në zemër të Tiranës.

Problematikat që banorët ngrenë janë të ngjashme në gjithë Tiranën dhe në gjithë Shqipërinë: Jetesa e shtrenjtuar, pagat dhe pensionet e ulëta, çështja e pronës ende një plagë e pazgjidhur.

I sigurova banorët se programi i Partisë Demokratike është konkret, realist dhe lehtësisht i realizueshëm.

Brenda 100 ditëve të para ne ndërhyjmë me Paketën e Dhembshurisë, me minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro.

Po ashtu kalvari i pronës do të marrë fund me praktikat më të mira të kompensimit dhe ligjshmërinë e plotë.