Flet kandidatja për deputete e PD-së zonja Matilda Qurku: Për mua nuk ka vlerë mandati, ka vlerë dashuria për Sarandën

Intervistë nga Agron MEMA

Matilda Qurku, një intelektuale e spikatur e Sarandës, rishfaqet përsëri në arenën elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2025. Themi rishfaqet sepse edhe në zgjedhjet e kaluara ishte kandidate dhe kur shansi i erdhi nga proçesi i njohur i “Djegies së mandateve” nga opozita, Matilda nuk pranoi t’a marrë mandatin, por j’u bind urdhrit apo vendimit politik të alternativës që përfaqëson dhe pëlqen. Thotë se do jetë zëri i qytetarëve në përcjelljen dhe zgjidhjen e halleve të shumta të tyre. Zëri i tyre do përcillet në kuvend. Por Matilda, nga dashuria që ka për qytetin, thotë se me marrjen e mandatit nuk do të largohet nga qyteti i saj- Saranda.

NOA

INTERVISTA

Matilda simpatike në shpirt dhe fizikë thotë para intervistës se : ” Për mua nuk ka vlerë mandati i deputetit nëse PD dhe koalicioni nuk fiton pushtetin politik dhe ekzekutiv. Në të kundërt, nëse fitoj, premtoj se nuk do largohem nga Saranda, kurrë asnjëherë nga qyteti im dhe bashkëqytetarët e mi, të cilët janë në nevojë dhe këtë duhet ta pranojmë.

PYETJE; Përshëndetje zonja Matilda! J’u urojmë suksese në grimin elektoral 2025. Ju nuk jeni e panjohur për komunitetin e Sarandës pasi është kandidimi i dytë dhe jo vetëm kaq… po të kemi parasysh profilin tuaj intelektual dhe social. Dhe meqë jemi tek personaliteti mundeni të prezantoheni më qartazi tek publiku. Pra një prezantim të personalitetit tuaj, kjo edhe e pranueshme përtej vështirësive të përgjigjes.

PËRGJIGJE: Përshëndetje Juve dhe gazetës “TELEGRAF” për opozicionin dhe vërtetësinë e shkrimeve në këtë situatë amullie dhe të mjegullt politike. Kam lindur në Sarandë. Këtu kreva arsimin e plotë parauniversitar. Më pas mbarova studimet  në UT dhe pas studimeve univesitare kreva edhe dy mastera, një për ” Qasjet dhe politikat publike” UT fakulteti i shkencave të natyrës si dhe më pas ” Për kontabilitet financë” në Universitetin Eqerem Çabej në Gjirokastër. Kam fituar edhe titullin “Avokate” nga Dhoma e avokatisë. Statusi civil? Jam e martuar me dy fëmijë .Githashtu dua të shtoj diçka politike që kam qenë edhe prej 15 vitesh sekretare e degës së PD Sarandë.

PYETJE: Për juve është kandidimi i dytë. Pse vendose për të dytën herë?

PËRGJIGJE: Vendosa me bindje të plotë në qenien time, në ndërgjegje dhe vetvete, në përgjegjshmëri dhe vendosmëri këmbëngulëse jo karieriste. E kam të vështirë në karakterin tim të tërhiqem nga rruga që kam vendosur në përfaqësimin tim të alternativës politike. Si kandidate e PD. Si deputete e Kuvendit Popullor Shqiptar, herën e parë dhe tani, isha dhe jam përballë të njëjtit sistem politik dhe regjim administrativ. E përballem edhe sot për sëdyti në kandidim. Besoj qyteti do reflektojë qartë dhe i vendosur. Nuk ka ndryshuar asgjë nga ai rregjim totalitar dhe autokrat. Por e them me bindje se Shqipëria e Madhe po vjen. Dhe po vjen duke qeshur…se mjaft më…o Zot për këtë popull. Po deklaroj dhe për këtë e them me bindje , se nëse fitoj mandatin, e kam të nevojshme që jetën time t’a bëj në Sarandë mes sarandjotëve dhe halleve të tyre. Gjithshka e dua këtu në këtë qytet të bukur e me njerëz të mirë. Nuk dua të largohem nga këta njerëz fisnikë, do jem pranë halleve të tyre, që me pushtet do t’u ofrojmë zgjidhje. Saranda ka dhe t’i ofron të gjitha mundësitë jetike varet përgjegjësia e menaxhimit. Saranda, nëse më zgjedh përfaqësuesen e saj në Kuvendin Shqiptar i premtoj zëshëm moslargimin tim nga qyteti. Do jem pranë tyre në çdo moment me dashurinë dhe besnikërinë time. Moto do kem respektin për komunitetin dhe dëgjimin e zërit të tyre në çdo moment, kjo do jetë shenjtora ikona ime.

PYETJE: Po çfarë keni si peng në këtë fushatë?

PËRGJIGJE:Fola qartë më duket. Përmenda pengjet dhe që janë brenda ambicjeve të mia. Po e përsëris: Që të fitoj unë deputete dhe të humbas PD pushtetin politik, çvlerë ka mandati im? Nuk mbaj dot premtimet si opozitare. Pra në këto kushte mandati im nuk ka vlerë në zgjidhjen e problematikave komunitare, që përfaqësoj dhe më tej. Për këtë arsye madhore dhe me vlera historike, i bëj thirrje komunitetit tim elektoral dhe më gjerë që të votojë për ndryshim, për ata që duan qytetin dhe jo për ” mall” eksportesh. Qyteti ynë i bukur ka nevojë për ngrohtësi dhe dashuri. Shanset janë tek pragu. Intelektualët nuk mungojnë në listat politike. Ata e duan qytetin dhe qytetarët dhe janë këtu, me juve e s’mund të tallen si ” produktet” e importeve politike. Besoj këtë rradhë qyteti do na besojë e vlerësojë.

JU FALEMINDERIT. SUKSESE.