Tenderi në Ministrinë e Brendshme Ndërkohë që fillon vettingu i Policisë, ministri Lleshi dhe zyrtarët po vjedhin miliona euro nga uniformat

505
Sigal

Të premten nis vetingu në Policinë e Shtetit, ja zyrtari i parë që del para komisionit

Ja si ministri Lleshaj dhe zyrtari i lartë po vjedhin miliona euro nga tenderi i policisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër rast skandaloz, ku tregohet se si Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj ministrie po vjedhin miliona euro nga taksat e shqiptarëve me anë të ‘Veshmbathjeve të Policisë së Shtetit’.

Denoncimi i Berishës

Akuza të rënda për vjedhje klamoroze për Gjeneral Hashashin dhe sekretarin e tij të Përgjithshëm! Lexoni denoncimin e qytetarit digjital se si vjedh gjeneral Hashashi në tenderin për uniformat e policisë! sb Përshëndetje dr. Pas pezullimit prej 3 muajsh të tenderit të “Veshmbathjes së Policisë së Shtetit” me vlerë prej 2.800.347.570 lekë, tenderi rihapet për të vazhduar jo më në favor të firmës “Gjergjefi” që ishte paracaktuar më parë, por tani për një firmë kroate, e quajtur “Kroço”, në bashkëpunim me firmën shqiptare “Ro.gat security”, me eksperiencë pothuajse zero në fushën e prodhimit dhe trajtimit të veshmbathjeve. Argumentet teknikë:

  • Gjatë procesit të tenderimit, ndërrohen 3 herë specifikimet teknike te 90% të artikujve.

Hapet tenderi me 115 artikuj me specifikime teknike të mbështetura në disa V.K.M. : Nr.55 datë 27/01/2016 ; V.K.M. Nr.512 datë 04/09/2018; V.K.M. Nr.287 datë 10/05/2019, një muaj më vonë (gjatë procesit të tenderimit) bën testim tregu të 50% të artikujve të tenderuar, por me specifikime të tjera. Dhe më datë 17/10/2019 vazhdon tenderin e pezulluar më parë, por me specifikime krejtësisht të ndryshuar dhe pa bërë testim tregu dhe të mbështetura në V. K. M. të botuar deri me sot. Burime pranë M.B. pretendojnë se Ministri S. Lleshi, sekretari i Përgjithshëm i M. B., dy biznesmenë shqiptarë ( të përfshirë në këtë afere) dhe një ish-gjeneral nga Kosova (me rol ndërlidhës), janë takuar me përfaqësuesit e firmës kroate “Kroço” ne Kroaci, ku gjatë një vizite zyrtare, ku rastësisht u takuan me përfaqësuesit e kompanisë.

2- Skandali i këtij procesi thellohet me uljen e sasisë për çdo artikull, por fondi limit mbetet i pandryshuar. Pra artikujt janë po ato 115 , por sasia e tyre është më e ulët se në hapjen e tenderit. Diferenca në këtë rast është 4.000.000 $. Kuptohet që, kjo diferencë justifikohet me ndryshimin e specifikimeve teknike për çdo artikull. Në këtë garë (tender) nga M. B. kërkohen në fazën e II-të që të vijojë pas datës 5 nëntor që, çdo konkurrentë të paraqesë 112 mostra të prodhuara tashmë me specifikimet e reja. Për kohën e lënë në dispozicion, taktikisht praktikisht është e pamundur të prodhohen këto mostra bashkëlidhur me analizat laboratorike shumë të ndërlikuara . Por kjo është e mundur vetëm për bashkimin e operatorëve të paracaktuar. Për këtë skandal do t’ ju tregojmë edhe hollësi të tjera.