Kryetari i FRPD-së,Besart Xhaferri ka reaguar me tone të ashpra pas ndalimit me dhunë të kreut të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, duke e cilësuar aktin si një tjetër provë të kapjes totale të Policisë së Shtetit nga segmentet kriminale të lidhura me dosjen famëkeqe SKY ECC.
Sipas Xhaferrit, mënyra brutale se si është shoqëruar Alimadhi, në lokalin e vëllait të tij në Tiranë, tregon qartë panikun e një narkoshteti që ka frikë nga zëri i opozitës. “Policët që punojnë truproja në kazinotë e Tiranës po përdoren për të shtypur opozitën, jo për të luftuar krimin,” deklaroi ai.
Besart Xhaferri:
Policia peng i SKY ECC merr peng një tjetër eksponent opozitar!
Një tjetër eksponent opozitar është shoqëruar me dhunë nga Policia e Shtetit si të ishte kreu i ndonjë grupi të strukturuar kriminal.
Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, forcë politike në koalicionin opozitar është ndaluar në lokalin e vëllait të tij në Tiranë dhe është shoqëruar me dhunë në fugon, teksa pamjet nuk kanë nevojë për koment.
Këta policë që punojnë truproja në kazinotë e Tiranës, janë urdhëruar nga shefat e tyre peng të sky ecc të ushtrojnë dhunë ndaj një politikani të opozitës, që ka qenë edhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë.
Ky agresion dëshmon edhe njëherë frikën e Narkoshtetit ndaj opozitës dhe nënshtrimin ndaj krimit.




















